Nazarko: Vetëm përfshirja aktive e Shqipërisë mund të sjellë balancë ndëretnike në Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 12:20

Nazarko: Vetëm përfshirja aktive e Shqipërisë mund të sjellë balancë ndëretnike në Maqedoninë e Veriut

Gazetari dhe analisti i njohur Mentor Nazarko, në një deklaratë ekskluzive për PressOnline.al, ka theksuar rëndësinë që Shqipëria të ketë një rol më konstruktiv dhe aktiv në rajon, sidomos në raport me faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria ka një rol konstruktiv që duhet ta luajë më qartë dhe më aktivisht në rajon,” u shpreh Nazarko për PressOnline.al

Sipas tij, ky rol duhet të përkthehet në “forcimin e marrëdhënieve me shtetet fqinj, nënshkrimin e dokumenteve ndërkombëtare dhe traktateve që shprehin qartë detyrimin e Shqipërisë për të mbështetur shqiptarët kudo që janë.”

Nazarko thekson se kjo nismë duhet të shtrihet edhe në sferën ekonomike: “Kjo përfshin vendosjen e marrëdhënieve të reciprocitetit, avancimin e interesave ekonomike dhe mbështetjen e biznesit shqiptar në të gjitha rajonet, përfshirë edhe në Maqedoninë e Veriut.”

Sipas tij, “vetëm përfshirja aktive e Shqipërisë mund të sigurojë vendosjen e një balance më të drejtë në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut,” duke ndihmuar kështu që faktori politik shqiptar të ketë më shumë peshë dhe të drejta të garantuara.(PressOnline.al)

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 12:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?