Ky ishte motori që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës të Agonit – Gostivari në zi!

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 10:52

Ky ishte motori që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës të Agonit – Gostivari në zi!

Një aksident tragjik ka tronditur qytetin e Gostivarit në orët e para të mëngjesit të së martës, ku humbi jetën një i ri 17-vjeçar në një përplasje mes një veture dhe një motoçiklete, njofton redaksia Flaka.

Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit, në bulevardin kryesor, një zonë me qarkullim të dendur, ku përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletës. Sipas burimeve jozyrtare, viktima është Agon Baka, i lindur më 17 maj 2007, i cili ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda të pësuara.

“Ekipi i autoambulancës që mbërriti në vendngjarje vetëm konstatoi vdekjen,” bëjnë me dije burime për Flaka.

Në terren ndërhynë menjëherë ekipet e policisë, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit. Për shkak të ekspertizës së detajuar, pjesa e rrugës ku ndodhi aksidenti u bllokua për disa orë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Ende nuk janë bërë publike të dhëna zyrtare nga SPB Tetovë, por hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar saktë shkaqet e aksidentit.

Redaksia Flaka sjell për herë të parë fotografi të motoçikletës që drejtonte i riu në momentin fatal – një motor sportiv i llojit “cross”, që dyshohet të ketë qenë i papërshtatshëm për përdorim në zonat urbane pa masat e duhura të sigurisë.

Me këtë rast, redaksia Flaka shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Baka, duke ndarë dhimbjen me të afërmit dhe miqtë e të ndjerit Agon, i cili ishte në lulëzimin e jetës dhe me ëndrra që fatkeqësisht u shuan tragjikisht në rrugët e qytetit.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 10:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?