VLEN: Ministrat e BDI-së e kanë nënvlerësuar gjuhën shqipe – ajo kohë ka përfunduar

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Korrik, 2025 20:48

VLEN: Ministrat e BDI-së e kanë nënvlerësuar gjuhën shqipe – ajo kohë ka përfunduar

Sot, BDI NONGRATA ka vendosur të flasë për gjuhën shqipe, por jo për ta mbrojtur, por për ta përdorur si mjet manipulimi politik. Të flasësh për diskriminim gjuhësor në vitin 2025, kur vetë ishe arkitekti i viteve të heshtjes institucionale ndaj shqipes, është jo vetëm hipokrizi, por edhe fyerje për qytetarët shqiptarë sepse 20 vite i manipuluan ata.

E vërteta është kjo: BDI nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për përdorimin e gjuhës shqipe. Në kohën e tyre, gjuha shqipe ishte e pranishme vetëm në premtime, në ndërkohë që komunikimi ndërinstitucional dhe dokumentet zyrtare funksiononin vetëm në një gjuhë, maqedonisht.
Sot, falë qeverisjes së re dhe përkushtimit të zyrtarëve shqiptarë brenda VLEN, gjuha shqipe është prezente në çdo vendim qeveritar, në çdo dokument të rëndësishëm dhe në çdo proces të komunikimit mbrenda institucional. Dëshmi konkrete për këtë janë keto konkluza nga seancat  qeveritare, ua sjellim një shembull si ai i 3 korrikut 2025, të cilin e publikojmë në dy gjuhë zyrtare dhe me përkthim të plotë. (më poshtë: [Procesverbali i Qeverisë 03.07.2025, shqip dhe maqedonisht]).

Por më poshtë e keni dhe konkluzën e Qeverisë të datës 29.12.2023 që është vetëm në gjuhën maqedonase.

Në kohën e BDI-së, këto dokumente nuk ekzistonin në shqip. Sot ekzistojnë. Në kohën e BDI-së, përdorimi i shqipes simulohej. Sot, është realitet institucional.
Ne veprojmë. Ne zbatojmë ligjin. Ne e përdorim gjuhën shqipe me dinjitet, jo për marketing, por për barazi.
Prandaj i bëjmë thirrje BDI-së të ndalë manipulimin me temën më të ndjeshme për shqiptarët. Nuk ka më vend për hipokrizi. Qytetarët e dinë se kush vetëm e ka përdorur gjuhën shqipe për vota dhe kush e përdor për dinjitet.
VLEN përfaqëson vullnetin për barazi reale. VLEN nuk hesht. VLEN zbaton.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Korrik, 2025 20:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?