Bilalli kritikon gjuhën e Mickoskit: “Kryeministër i rrugës, me fjalor të ndarjes etnike”

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Gusht, 2025 10:18

Bilalli kritikon gjuhën e Mickoskit: “Kryeministër i rrugës, me fjalor të ndarjes etnike”

Gazetari Abedin Bilalli ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili në Kuvend përdori fjalor me ngarkesë fetare dhe përçarëse, duke i referuar votës në qytetet shqiptare si “betejë që të mos fitojnë kaurët”.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Bilalli ka thënë se një kryeministër që përdor terma si “letër tualeti” dhe “kaurë” nuk përfaqëson aspak një shtet multietnik dhe është simbol i ndarjes së thellë brenda vendit.

“Një ‘kryeministër’ që përdor gjuhë të rrugës – ‘letër tualeti’ e ‘kaurë’ – s’mund të përfaqësojë një shtet multietnik,” deklaroi Bilalli.

Ai shtoi se Mickoski përfaqëson një model të dështuar të lidershipit politik që mbjell urrejtje dhe frikë nga barazia.

“Ky është lideri i një Maqedonie të ndarë, që s’guxon as të kandidojë në komunat shqiptare,” theksoi ai.

Në fund, gazetari Bilalli lëshoi një mesazh të fuqishëm, që nënkupton rrezikun e polarizimit dhe mungesës së bashkëjetesës nëse gjuha politike vazhdon të degradojë në këtë nivel:

“Me këtë gjuhë, vetëm një ndarje me kufij na mbetet: ti atje ku flitet urrejtje, ne këtu ku ndërtohet dinjitet.”

Deklaratat e kryeministrit Mickoski kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, me kritika të ashpra nga partitë shqiptare dhe nga shoqëria civile, që paralajmërojnë se ky diskurs është i rrezikshëm për të ardhmen e përbashkët të vendit. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Gusht, 2025 10:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?