Fillim-gushti i punësimeve: 163 maqedonas, vetëm 2 shqiptarë – shpërthen opozita shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2025 15:22

Fillim-gushti i punësimeve: 163 maqedonas, vetëm 2 shqiptarë – shpërthen opozita shqiptare

Punësime në gusht: 163 maqedonas dhe vetëm 2 shqiptarë në Armatë, Kadastra, Bujqësi dhe Kulturë – opozita akuzon për diskriminim dhe nepotizëm.

Flaka

Punësimet e fundit në disa institucione shtetërore gjatë fillimit të gushtit kanë rikthyer në fokus debatet për diskriminim etnik, përjashtim sistematik të shqiptarëve nga administrata shtetërore dhe raste të hapura të nepotizmit politik. Sipas të dhënave të bëra publike nga partitë shqiptare opozitare BDI dhe ASH, situata paraqitet shqetësuese:

  • Në Armatë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, nga 74 persona të pranuar, 71 janë maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Ky rast i vetëm shqiptar është Jasir Ibrahimi, nipi i liderit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, çka ka shkaktuar jo vetëm akuza për diskriminim, por edhe për nepotizëm politik.
  • Në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme, u avancuan ose punësuan 25 maqedonas dhe 0 shqiptarë.
  • Në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, raporti ishte po ashtu drastik: 20 maqedonas, 0 shqiptarë.
  • Në Operën dhe Baletin Nacional (OBN), ku u denoncua përbërja etnike e punësuarve: nga 47 punonjës, 46 janë maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e ka cilësuar këtë situatë si tregues brutal i përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet kyçe të shtetit. Sipas ASH-së, këto nuk janë thjesht shifra, por një model institucional i përjashtimit dhe marginalizimit.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar me tone të forta ndaj përbërjes etnike të punësimeve në Operën dhe Baletin Nacional, duke e quajtur atë “diskriminim sistematik dhe të qëllimshëm ndaj shqiptarëve”. Megjithatë, kritikat publike nuk e kanë kursyer as këtë parti, duke e akuzuar për bashkëfajësi ose heshtje të mëparshme, si dhe për favorizim të afërmve politikë, sikurse në rastin e Jasir Ibrahimit.

Diskriminim vs. nepotizëm

Rastet e fundit kanë rikthyer në qendër të debatit dy fenomene të njohura dhe të dëmshme për shoqërinë, thotë Gent Aliu, njohës i rrethanave.

“Diskriminimi etnik, i cili reflektohet përmes përbërjes së njëanshme të punësimeve dhe avancimeve në administratë, edhe në sektorë ku shqiptarët kontribuojnë tradicionalisht, si bujqësia apo mbrojtja. Depotizmi politik, që shfaqet në formën e emërimeve të afërmve të liderëve politikë shqiptarë në pozita të vetme në mesin e përjashtimit të përgjithshëm të shqiptarëve – duke i dhënë përjashtimit edhe një nuancë klienteliste”, thonë Aliu.

Sipas tij, shifrat janë kokëforta dhe denoncojnë një realitet të dhimbshëm: shqiptarët vazhdojnë të mbeten të nënpërfaqësuar në shumë institucione shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Në vend të përpjekjeve për përfaqësim të drejtë dhe përfshirës, duket se po ndërtohet një sistem ku minoritetet kanë akses në shtet vetëm përmes lidhjeve politike familjare.

Kjo situatë kërkon reagim institucional, transparencë në konkurset publike dhe një sistem kontrolli që i shmang privilegjet mbi baza etnike apo partiake, përfundon Aliu. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2025 15:22
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë