Kasami tallet me qytetarët e Tetovës: Promovon parking me 44 vende që nuk mjaftojnë as për gjykatën

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2025 15:32 Përditësuar

Kasami tallet me qytetarët e Tetovës: Promovon parking me 44 vende që nuk mjaftojnë as për gjykatën

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dalë sot në rrjetet sociale për të promovuar “suksesin e radhës” të komunës – hapjen e një hapësire për parkim me 43 deri 44 vende pranë Gjykatës së Tetovës, shkruan Flaka

Sipas Kasamit, kjo zonë ka qenë më parë e uzurpuar dhe tashmë është kthyer në shërbim të qytetarëve si hapësirë për parkim publik. “Edhe një punë e mirë e realizuar”, shkroi ai në Facebook, duke e prezantuar këtë hap si arritje në drejtim të përmirësimit të jetës urbane.

Por reagimet nga qytetarët nuk kanë munguar – të shumtë janë ata që e kanë cilësuar këtë veprim si tallje me publikun. Hapësira e re nuk i mbulon as nevojat e vetë punonjësve të Gjykatës, për të mos folur për mungesën kronike të parkingjeve në gjithë qytetin.

c

Asnjë nga këto premtime nuk është përmbushur. Përkundrazi, parkimi zonal vazhdon të paguhet, ndërsa mungesa e hapësirave të reja për parkim është kthyer në një ndër sfidat më të mëdha të qytetit. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2025 15:32 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.