BDI: Djali i deputetes Koxhaxhiku punësohet në M-NAV – Bilansi i punësimeve 14 maqedonas, 2 shqiptarë!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 00:24

BDI: Djali i deputetes Koxhaxhiku punësohet në M-NAV – Bilansi i punësimeve 14 maqedonas, 2 shqiptarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën më të thellë për praktikat diskriminuese dhe selektive në punësimet e fundit në Agjencinë për Navigacionin Ajror (M-NAV), ku nga gjithsej 16 vende pune të shpallura në dy konkurset e fundit, vetëm 2 janë zënë nga shqiptarë, një prej tyre djali i deputetes së VLEN-it, Merita Kollçi – Koxhaxhiku.

Këto të dhëna tronditëse dëshmojnë edhe njëherë realitetin e hidhur të diskriminimit të vazhdueshëm institucional ndaj shqiptarëve, i cili po vazhdon me të njëjtin intensitet  pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re. Për më tepër, raportimet e Sindikatës së Kontrollorëve të Fluturimit për ndërhyrje politike dhe bllokimin e mbikëqyrjes sindikale gjatë intervistave, konfirmojnë se proceset e punësimit jo vetëm që nuk janë meritore, por shërbejnë si mjet për shpërblime partiake dhe nepotizëm. I ngjajshëm është rasti me punësimin e nipit të Zeqirija Ibrahimit në ushtri, ku në atë konkurs ishte shqiptari i vetëm i pranuar nga gjithsej 74 punësime.

Është e papranueshme që në një institucion shtetëror të financuar nga taksat e qytetarëve, shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një zinxhiri vendimesh diskriminuese që po ndodhin në administratën publike dhe shtetërore, duke i mohuar shqiptarëve përfaqësimin e barabartë që u garantohet me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit.

BDI i bën thirrje Qeverisë dhe drejtuesve të M-NAV që të anulojnë menjëherë procedurat e kontestuara dhe të sigurojnë transparencë e përfaqësim të drejtë në çdo proces punësimi. Mosreagimi ndaj këtyre padrejtësive do të jetë një akt i hapur bashkëpunimi me diskriminimin.

Ne mbetemi të vendosur të mbrojmë të drejtën e çdo qytetari për qasje të barabartë në institucionet e shtetit dhe nuk do të lejojmë që pushteti i ri ta kthejë vendin mbrapa, në kohën kur shqiptarët trajtoheshin si të padukshëm në institucione. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 00:24
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë