Baton Haxhiu: Projekti i Kurtit dhe Mickoskit synon shkatërrimin e UÇK-së dhe votës shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 11:33 Përditësuar

Baton Haxhiu: Projekti i Kurtit dhe Mickoskit synon shkatërrimin e UÇK-së dhe votës shqiptare

Analisti politik Baton Haxhiu ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, se kanë ndërtuar një projekt të përbashkët politik për të goditur figurat historike të shqiptarëve dhe për të dobësuar fuqinë e tyre politike, shkruan Flaka

“Albin Kurti me Vetëvendosjen dhe Hristijan Mickoski me VMRO-në nuk shkuan thjesht për të ndërtuar një qeveri të re, por për t’i prerë rrënjët UÇK-së, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit dhe bashkë me to, për ta shkatërruar votën shqiptare dhe gjithë atë që është ndërtuar me mund e përkushtim për më shumë se dy dekada,” deklaroi Haxhiu.

Sipas tij, ky bashkëpunim po e çon vendin drejt një krize të rrezikshme.
“Ky projekt i përbashkët po e çon Maqedoninë në një krizë nacionaliste që menduam se ishte mbyllur përjetësisht. Por tani dihet: ajo që s’e arrin dot historia, e shkatërron llogaria,” tha ai.

Haxhiu paralajmëroi për pasojat që mund të sjellë ky zhvillim.
“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut? E paqartë. E turbullt. E rrezikshme. Sepse kur shqiptarët ndahen, dhe kur maqedonasit bashkohen mbi ndarjen e shqiptarëve, atëherë shteti bëhet fushëbetejë,” theksoi ai.

Ai përfundoi se nuk ekzistojnë më marrëveshje të pashkruara mes komuniteteve.

“Dhe nuk ka më marrëveshje të heshtura. Ka vetëm fitimtarë të përkohshëm dhe humbje të përhershme,” shkruan Baton Haxhiu në një analizë të tij. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 11:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.