“Elite 5”, në VLEN: 5 anëtarë të një familje shefa e drejtorë!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 11:59 Përditësuar

“Elite 5”, në VLEN: 5 anëtarë të një familje shefa e drejtorë!

Në Maqedoninë e Veriut, “nepotizmi” i pushtetit po arrin përmasa alarmante. Kështu raporton PressOnline, ndërsa shkruan se VLEN-i po e kthen administratën publike dhe institucionet shëndetësore në pronë familjare. Shembulli më i freskët vjen nga Tetova dhe Çairi, ku pesë anëtarë të së njëjtës familje janë vendosur në pozita kyçe.

Lista e emërimeve:

• Afërdita Ismaili – drejtore në Gjinekologjinë e Çairit

• Kunata e saj Meral Ismaili – drejtore e Institutit të Mjekësisë së Punës në Çair

• Djali i axhës, Erzen Elezi – drejtor në Spitalin e Tetovës

• Vajza e axhës, Merale Rexhepi – kryeshefe në Repartin e Gjinekologjisë në Tetovë

• Burri i Afërdita Ismailit – kryetar i Këshillit Komunal në Tetovë

Pesë njerëz nga e njëjta familje janë ulur në pesë karrige pushteti, dy prej tyre në Çair dhe tre të tjerë në Tetovë, raporton PressOnline.

Në ndërkohë, në Shkup, ndodhë diçka tjetër. Për shembull, Premtim Koxhaxhiku, djali i deputetes Merita Koxhaxhiku, edhe pse i punësuar në Komisionin Rregullator për Energjetik, nga dje është pjesë e Kontrollit të Fluturimeve M-NAV, në vendin e punës “këshilltar i pavarur” e ku paga mujore i kalon 2000 euro. Njëkohësisht, Premtini për çdo muaj merr nga 500 euro nga Komuna e Çairit, si i angazhuar me kontratë autoriale! Në M-NAV, nga 16 vende pune, vetëm dy shqiptarë u punësuan. Një person “sigurim” dhe djali i deputetes “këshilltar i pavarur i kabinetit të drejtorit”.

Ose, vendin e Xhevat Selamit, ish-drejtor në Mbrojtje dhe Shpëtim, e zuri Muhamed Aliu, nipi i Xhevatit. Xhevati u përfshi si i dyshuar në tragjedinë e Koçanit, ndërkohë që kur u shkarkua, nipi i tij u emërua drejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Kryesorja – një drejtor të ketë në familje.

Edhe në Armatë dhe Mbrojtje, nga 74 punësime të reja, vetëm familjari (nip) i Zeqirija Ibrahimit të Alternativës ishte në listën e avancimeve-punësimeve të reja. Jasir Ibrahimi ishte i vetmi shqiptarë në mesin e 74 punësimeve (71 maqedonas, 2 romë dhe 1 shqiptar).

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2025 11:59 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.