Trafiku rrugor pa probleme të mëdha – pritje deri në 40 minuta në kufi

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Gusht, 2025 10:16

Trafiku rrugor pa probleme të mëdha – pritje deri në 40 minuta në kufi

Trafiku në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa, në kushte të rrugëve të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit është rritur për shkak të sezonit veror.

Sipas informacioneve nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), në pikën kufitare Tabanovce koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në Bogorodicë pritja për hyrje është rreth 40 minuta.

“Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi,” – njofton LAMM.

Institucioni apelon për kujdes të shtuar në disa segmente rrugore.

“Rekomandojmë përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalistikës dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë,” – theksojnë nga LAMM.

Regjim veror për mjetet e rënda
Nga 1 korriku deri më 31 gusht është në fuqi ndalimi i përkohshëm i qarkullimit për mjetet e rënda mallrash mbi 15 ton në rrugët shtetërore, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

“Ndalimi vlen të premten nga ora 17:00 deri në 22:00, të shtunën nga 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga 09:00 deri në 22:00, si dhe në ditët kur Ministria përcakton temperatura ekstreme,” – sqaron LAMM. Flaka Media

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Gusht, 2025 10:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?