Pançe Tashkovski mes dy fronëve: Murg në Çair dhe luftëtar në Demir Hisar

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2025 10:12

Pançe Tashkovski mes dy fronëve: Murg në Çair dhe luftëtar në Demir Hisar

Në një reflektim të thellë për figurën e ministrit të Brendshëm, Pançe Tashkovski, Rexhep Ismaili përshkruan kontrastin mes dy “froneve” ku ai ushtron pushtetin e tij në Maqedoni, shkruan Flaka Media

Ismaili nis me një përshkrim të Çairit:

“Në Çair – froni ku zakonet janë ligj, Tashkovski është mbrojtësi fisnik… i betonit. Ai qëndron aty si murg pranë lumit të trazuar dhe tregon një guxim të pazakontë – guxim të durimit: aty të gjithë mund të plaken në paqe, ministri nuk do t’i shqetësojë idilikat e tyre betoni. Në Çair betoni nuk është kurrë sëmurë – ai është ‘indet i shenjtë’ i qytetit. Atje ministri është me sy të butë dhe fjalë të qetë – i madhi mëshirues që fal gjithçka. Armiku i tij? Heshtja. Qetësia!”

Por, në Demir Hisar, portreti ndryshon plotësisht:

“Atje froni është modest – si një kasarnë e harruar – froni i drejtësisë që mban shpatën në varfëri. Por rruga për Demir Hisarin ndryshon kostumin e ministrit. Murgi i butë vesh petkat e luftëtarit – kalorësi i drejtësisë, kryqtar që ngre flamurin e misionit të vet. Me shikim çeliku dhe fjalë të mprehta si shpatë, atje ai nuk jep asnjë mëshirë. Drejtësia arrin më shpejt se ambulanca. Predikimi i tij bëhet thirrje për betejë, e froni i tij – fushëbetejë.”

Ismaili e quan Tashkovskin “verzionin tonë të Aleksandrit të Madh”:

“Në Çair – hero dhe çlirimtar i metrave katrorë të paligjshëm.
Në Demir Hisar – pushtues, para të cilit bien… lejet e shëndetit të drejtoreshave.”

Sipas tij, mes fronit të paqes pranë kaosit dhe fronit të fortesës së varfërisë, Pançe ndan kohën dhe fytyrën e tij. Disa thonë se ai sundon dy botë; të tjerë se dy botë sundojnë mbi të.

Por, sipas një “letopisari herezik”:

“Do të vijë dita kur dy fronet do të afrohen dhe do të takohen mes rrugëve pa plan dhe kodrave pa fryt. ‘Murgi’ dhe ‘luftëtari’ do të shohin njëri-tjetrin në pasqyrën e fatit në ditën e Madhe të Dualitetit. Njëri do të pëshpërisë: ‘Mëshira është forca e njeriut’, tjetri do të bërtasë: ‘Drejtësia nuk pret!’”

Mirëpo atëherë toka do të dridhet – jo nga drejtësia, as nga mëshira, por nga një tërmet i vjetër e i pashmangshëm maqedonas: rënia nga pushteti. Fronet do të rrëzohen, dhe murgi dhe luftëtari do të mbeten lakuriq, pa petka dhe tituj, duke parë popullin që prej kohësh ka ndalur së besuari në tregimet e tyre.

Dhe kështu, froni i dyfishtë do të bëhet një rrënojë – e Pançes do të mbetet si një legjendë jo epike, por paralajmëruese:

“Se drejtësia selektive dhe mëshira selektive përfundimisht gjithmonë përfundojnë selektivisht… të shënuara selektivisht në historinë tonë.” Flaka Media

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2025 10:12
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë