Një dalje publike e Egli Takos ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë me spekulime. Gjatë pushimeve të saj në jug të Shqipërisë, prezenca e saj në një festë buzë plazhit ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve, veçanërisht pas deklaratës së saj të fundit se është beqare.
Edhe pse Egli nuk ka publikuar asgjë në rrjetet e saj sociale, disa video të postuara nga të pranishëm të tjerë e tregojnë atë për një çast shumë të shkurtër – pothuajse një milisekond – në një gjuhë trupi të afërt me një prej djemve në festë. Ky moment ka mjaftuar që fansat të nisin hamendësime për një lidhje të re.
Për shumë ndjekës, ky veprim është një shenjë e qartë e një zhvillimi sentimental, ndërsa të tjerë e shohin si një moment pa ndonjë domethënie të veçantë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për Egli Takon, çdo lëvizje është e mjaftueshme për të ndezur diskutime.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Gusht, 2025 15:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.