EVN Maqedoni dhe SOS Detsko Sello zgjerojnë bashkëpunimin për të mbështetur të rinjtë

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 17:41

EVN Maqedoni dhe SOS Detsko Sello zgjerojnë bashkëpunimin për të mbështetur të rinjtë

EVN Maqedoni dhe SOS Detsko Sello kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social. EVN do të ofrojë bursa për këta të rinj për të vazhduar arsimin e mesëm ose të lartë, si dhe mbështetje financiare për programet SOS Detsko Sello për të forcuar kapacitetet dhe qëndrueshmërinë e tyre. Përveç kësaj, bursistët do të kenë mundësinë të realizojnë punë praktike dhe program mentorimi në EVN, gjë që do t’i ndihmojë ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale, transmeton Flaka

“Ky partneritet është pasqyrim i përkushtimit tonë ndaj shoqërisë. Investimi në arsimin dhe zhvillimin e të
rinjve është investimi më i mirë për të ardhmen”, theksoi kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z.
Vollfgang Maier.

“Partneriteti me EVN Maqedoni përkon me strategjinë tonë për futjen e një programi kombëtar për të
rinjtë nga kategoritë e cenueshme. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm që do të
kontribuojë për një të ardhme më të sigurt për të rinjtë e mbështetur nga SOS Detsko Sello”, tha
drejtoresha e SOS Detsko Sello, znj. Julijana Nakova Gapo.

“Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj EVN-së që mundësoi këtë bashkëpunim dhe shpresojmë që
shumë kompani të tjera austriake do të ndjekin shembullin e mbështetjes së SOS Detsko Sello dhe
misionit të tyre në Maqedoninë e Veriut në të ardhmen.”, tha zëvendës Ambasadori Austriak, z. Matias
Humenberger.

Memorandumi formalizon mbështetjen për programet e SOS Detsko Sello, të cilat mbulojnë interesa
edukative, si dhe përvetësimin e përvojave dhe aftësive të nevojshme që synojnë zhvillimin profesional
dhe personal të të rinjve. Flaka Media

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 17:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?