VLEN: Ringjallëm shpirtin e MO-së me ligjin për përfaqësim të drejtë!

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 17:44

VLEN: Ringjallëm shpirtin e MO-së me ligjin për përfaqësim të drejtë!

Sot shënojmë 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjen që i dha fund konfliktit dhe i hapi rrugën barazisë së qytetarëve në këtë vend.

Kjo marrëveshje është rezultat i sakrificave të mëdha të atyre që luftuan për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar, bijve dhe bijave më të mirë të kombit, të cilët me guxim e vendosmëri ngritën zërin dhe pushkën për të mbrojtur të drejtat tona.

Pas më shumë se dy dekadash, ne si VLEN arritëm të realizojmë hallkën kyçe të kësaj marrëveshjeje, Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Ky ligj garanton që shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi të kenë vendin e tyre të merituar në institucionet shtetërore.

Ky nuk është vetëm një akt ligjor, është kurorëzimi i një sakrifice historike. Është dëshmi se gjaku dhe mundi i atyre që besuan në barazi nuk kanë shkuar kot.

VLEN do të vazhdojë ta mbrojë dhe ta çojë përpara çdo frymë të Marrëveshjes së Ohrit, duke ndërtuar një shtet të drejtë, të barabartë dhe me dinjitet për të gjithë. Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan dhe u flijuan për këtë rrugë, përfundon kumtesa nga VLEN. Flaka Media

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 17:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?