Mickoski: Përpjekje mbinjerëzore për të vënë nën kontroll zjarrin në rezervatin “Jasen”

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 17:46

Mickoski: Përpjekje mbinjerëzore për të vënë nën kontroll zjarrin në rezervatin “Jasen”

Sot, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndodhemi në rezervatin “Jasen”, ku prej disa ditësh të punësuarit e DMSH-së, pjesëtarët e njësive speciale të MPB-së, por edhe të Ministrisë së Mbrojtjes, po luftojnë me stuhinë e zjarrit këtu.

Mund të them se pjesërisht është nën kontroll, megjithëse ende në sfond ka flakë të mëdha, veprojnë edhe mjetet ajrore edhe aerotraktorët së bashku me helikopterët. Shpresoj që në kohë të shpejtë edhe ky zjarr të vihet plotësisht nën kontroll, megjithëse duhet të theksoj se gjatë ditës së djeshme, në territorin e Maqedonisë kishim rreth 34 zjarre aktive, prej të cilëve 33 janë shuar.

Sot, pjesa tjetër e territorit është plotësisht nën kontroll, nuk kemi zjarre aktive, edhe pse situata ndryshon nga minuta në minutë. Mund të shpreh falënderim për të gjithë ata që në këtë moment po përballen suksesshëm, madje shumë suksesshëm me këto stuhi të zjarrit. Duke pasur parasysh situatën në Ballkan dhe faktin që disa nga shtetet e rajonit për fat të keq kanë humbur edhe jetë njerëzish, siç është rasti në Mal të Zi, Shqipëri, Greqi, Turqi dhe në Bullgarinë fqinje. Shpresoj që t’i vijë fundi këtyre stuhive të zjarrit, bëj apel për sjellje të kujdesshme gjatë lëvizjes nëpër pyje edhe pse kjo është e ndaluar, por nga dëshmitarët mund të them se kjo stuhi e zjarrit, ka ndodhur si pasojë e goditjes nga rrufeja sipas asaj që dëgjuam këtu.

Kështu që dua t’u them qytetarëve se gjendja është nën kontroll dhe gjithçka është siç duhet deri në këtë moment, megjithëse lufta me zjarrin këtu në rezervatin “Jasen” vazhdon. Dhe falënderim i madh për të gjithë ata njerëz të guximshëm që po luftojnë me këtë stuhi dhe që po e vënë plotësisht nën kontroll.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 17:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?