Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj modeles dhe influencueses Arbenita Ismajli, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore. Hetimet ndaj saj kanë nisur në qershor 2025, për shkak të dyshimeve se nuk ka zbatuar një vendim gjykate që i jepte të drejtën ish-partnerit të saj, reperit Feronit Shabani (Fero), të takonte vajzën e tyre dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan.
Sipas aktvendimit, Ismajli dyshohet se ka larguar vajzën nga Kosova që nga shtatori 2024, duke qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës dhe duke pamundësuar kontaktin e babait me fëmijën. Prokuroria e Gjilanit ka ngritur ndaj saj aktakuzë për:
- Mbajtje e paautorizuar e fëmijës
- Mosrespektim të vendimit të gjykatës
Ndërkohë, edhe Fero është nën hetim për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim seksual, të kryera ndaj Ismajlit gjatë periudhës qershor–tetor 2024.
Pas publikimit të vendimit, Fero ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”, ku shihet pranë detit, duke shkruar se po qetësohet “mes valëve”.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Gusht, 2025 16:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.