Del deklarata zyrtare: Pezullohen projektet e Gjestit

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 15 Gusht, 2025 00:18

Del deklarata zyrtare: Pezullohen projektet e Gjestit

Në një postim të ri në rrjetet sociale, reperi Gjesti ka zgjedhur të ndajë me fansat një rrëfim personal mbi arsyet që e kanë detyruar të ndalë të gjitha projektet muzikore këtë sezon. “E ndjej si detyrë me nda me juve disa gjana që i kam mbajt në vete për një kohë të gjatë. Të vetmit që i kam pas gjithmonë përkrah janë publiku im, edhe ju e meritoni me e pas një sqarim nga ana ime,” shkroi ai.

Gjesti shpjegoi se vendimi për pauzën ka ardhur pas “konflikteve dhe padrejtësive” që, sipas tij, i janë bërë nga distributori paraprak.

“Fatkeqësisht detyrohem që deri sa këto konflikte të zgjidhen, me i mbajt krejt këto projekte për vete pasi që refuzoj kategorikisht me publiku ndonjë projekt me këtë distributor,” tha ai.

Megjithëse ndodhet në këtë situatë, reperi shprehu optimizëm për një zgjidhje të afërt. “Shpresoj dhe besoj shumë se këto konflikte kanë me u rregullu shumë shpejt, në mënyrë që unë me fillu me publikimin e projekteve direkt. Kam punu shumë vec mu mundu që sadopak me ja shpërbly krejt suportuesve të mi dashninë e suportin që ma dhurojnë çdo ditë.”

Ai e mbylli mesazhin me një premtim për publikun: “Besomni që menxi po pres me i nda me juve këto projekte, edhe besomni që nuk kam me u dorëzu kurrë deri sa drejtësia të gjejë vendin e vet.”

Pas deklaratës së tij, reagoi edhe kompania që menaxhon aktualisht artistin. Në një njoftim zyrtar, label-i shprehu mbështetjen e plotë për Gjestin: “Gjatë muajve të fundit, artisti ynë Gjesti është përballur me mosmarrëveshje kontraktuale me distributorin e tij të mëparshëm, të cilat kanë çuar në pezullimin e përkohshëm të projekteve dhe planeve tona si label deri në momentin kur artisti dhe distributori t’i zgjidhin këto probleme. Edhe pse nuk kemi qenë në dijeni të këtyre çështjeve, mbështetja jonë për artistin dhe integritetin profesional mbetet e palëkundur. Ne besojmë se krijimtaria nuk duhet të ndalet nga barriera të padrejta. Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë zot i veprës së vet.”

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 15 Gusht, 2025 00:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.