Për shqetësim – Asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk u rendit në listën e Shangait

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 10:42

Për shqetësim – Asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk u rendit në listën e Shangait

Asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk u rendit në listën më të re të renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2025.

Primatin si universiteti më i mirë në botë, për herë të 23-të, e fitoi Harvard. Pas Harvardit, renditen Stanford dhe MIT, ndërsa në dhjetëshen e parë janë gjithashtu Cambridge (4), Berkeley (5), Oxford (6), Princeton (7), Columbia (8), Caltech (9) dhe University of Chicago (10).

Universitetet renditen bazuar në gjashtë kritere, duke përfshirë numrin e ish dhe aktualisht të punësuarve që janë fitues të Çmimit Nobel dhe Medaljes Fields, numrin e punimeve të botuara në revistat Nature dhe Science, numrin e studiuesve shumë të cituar sipas Clarivate, numrin e punimeve të indeksuara në Science Citation Index – Expanded dhe Social Sciences Citation Index (Web of Science), si dhe performancën e universitetit për frymë të popullsisë.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka 5 universitete publike dhe rreth 10–12 universitete private të akredituara.

Universitetet publike janë Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup (UKIM) – universiteti më i madh dhe më i vjetër në vend, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir (UKLO), Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip (UGD), Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) dhe Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup (UNT).

    Universitetet private përfshijnë institucione si: Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Universiteti FON, Universiteti MIT, Universiteti Amerikan i Maqedonisë, etj.

    Në total, numri varion rreth 15–17 universitete, në varësi të përfshirjes së kolegjeve të vogla dhe institucioneve të specializuara të arsimit të lartë. Flaka Media

    51

    A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

    Flaka
    Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 10:42
    Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
    51

    A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

    Voto edhe...
    3
    Flaka

    Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

    NDRYSHE

    NDRYSHE

      No posts where found

    Lexo më shumë