I refuzoi edhe Menduhi: Ne, hiç, asnjë pikë të përbashkët s’kemi me këtë qeveri

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 11:01 Përditësuar

I refuzoi edhe Menduhi: Ne, hiç, asnjë pikë të përbashkët s’kemi me këtë qeveri

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, deklaroi se bisedimet me qeverinë kanë përfunduar dhe nuk ka pikë të përbashkët mes PDSH-së dhe kësaj qeverie.

“E vërteta është kjo, e kam thënë moti, përsëri e përsëris. Gati se është e pamundur. Muajve të fundit ka pasur më shumë intensitet të bisedave, mos t’i quaj bisedime, duke kërkuar të dy palët pikat e përbashkëta mes kësaj qeverie dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Në fund erdhëm në përfundim, që ne, hiç, asnjë pikë të përbashkët s’kemi. Kështu që, më lejoni të konstatoj që ky muhabet sot edhe zyrtarisht mbyllet,” – tha Thaçi.

Ai shtoi se, megjithëse PDSH ka treguar dëshirë për konstruktivitet, pozicionet e partisë janë të qarta:

“Ne edhe pse kemi treguar dëshirë për konstruktivitet kemi ardhur në përfundim që nuk kemi asgjë të përbashkët me politikën e kësaj qeverie, dhe s’do të kemi.”

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot, po ashtu njoftoi se bisedimet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë dështuar.

“Të dielën besoj se Kuvendi i partisë do të merr konkluza të sakta për të ardhmen.

Me keqardhje mund të konstatoi se bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar”, tha Thaçi.

Për të konstatuar këtë tha se të dielën do të merr vendim edhe organet partiake. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 11:01 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?