Aktorja e njohur dhe e dashur për publikun, Sara Bajrami, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni martesore të mbushur me dashuri, elegancë dhe traditë. E njohur për rolin e saj si Liza në serialin shumë të ndjekur “Bashkallajk”, Sara u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë, duke rrëmbyer vëmendjen me hijeshinë dhe buzëqeshjen e saj.
Ceremonia u mbajt në një ambient të ngrohtë, pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë, ku nuk munguan emrat e njohur të ekranit si Ryva Kajtazi dhe Behar Nesimi. Pamjet nga dasma u publikuan në rrjetet sociale, ku Sara u pa me dy fustane të bardha – një madhështor dhe një më i thjeshtë, të dekoruar me perla që i shtonin edhe më shumë bukuri pamjes së saj engjëllore.
Dasma ishte një kombinim perfekt mes modernes dhe traditës shqiptare, me muzikë bashkëkohore dhe ritme tradicionale me tupana.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Gusht, 2025 16:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.