Aleks Visha thyen rekordin në Fiber – mbi 20 milionë pikë në betejën ndërkombëtare

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Gusht, 2025 21:59

Aleks Visha thyen rekordin në Fiber – mbi 20 milionë pikë në betejën ndërkombëtare

Aplikacioni shqiptar Fiber, i cilësuar nga shumë si “TikToku shqiptar”, po vazhdon të fitojë popullaritet të jashtëzakonshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në skenën ndërkombëtare. Mbrëmjen e djeshme, platforma organizoi një betejë ndërkombëtare zyrtare, ku u përballën emra të njohur të rrjeteve sociale: Aleks Visha (Shqipëri), Khalid Mula (Somali), Yousif Fiber (Pakistan) dhe Real Peller (Nigeri).

Eventi u transmetua live dhe u ndoq nga mijëra përdorues në kohë reale, duke krijuar një atmosferë të ngjashme me eventet më të mëdha të e-sporteve. Brenda pak minutash, shikuesit hodhën dhurata virtuale me vlerë që kapte qindra mijëra euro, ndërsa kulmi i mbrëmjes erdhi kur Aleks Visha theu çdo rekord të platformës, duke grumbulluar mbi 20 milionë pikë dhe u shpall fitues absolut.

Ky sukses tregon se Fiber po shndërrohet në një hapësirë inovative për krijuesit e përmbajtjes, duke ofruar mundësi reale për interaktivitet, monetizim dhe ekspozim global. Me funksione si transmetime live, betejat virtuale dhe dhuratat dixhitale, platforma po sfidon gjigantët globalë dhe po forcon pozicionin e saj si një produkt “Made in Albania” me ambicie ndërkombëtare.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Gusht, 2025 21:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?