Taravari shpalos Pikën 7 të Platformës Kombëtare – bujqësia në qendër

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 13:48

Taravari shpalos Pikën 7 të Platformës Kombëtare – bujqësia në qendër

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një deklaratë për media nga Shkupi, ka shpalosur Pikën 7 të Platformës Kombëtare, që lidhet me bujqësinë. Ai e quajti bujqësinë jo vetëm sektor ekonomik, por edhe trashëgimi dhe garanci për sigurinë ushqimore të shqiptarëve.

“Bujqësia shqiptare, përveç se është një sektor ekonomik, ajo është edhe një trashëgimi, një mënyrë jetese dhe një garanci për sigurinë ushqimore të popullit tonë. Për Aleancën për Shqiptarët, forcimi i bujqësisë është një prioritet kombëtar dhe lokal, sepse aty nis zhvillimi ekonomik, mirëqenia e familjeve dhe ruajtja e tokës si pasuri e shenjtë kombëtare,” deklaroi Taravari.

Angazhime konkrete

Taravari theksoi disa masa që Aleanca për Shqiptarët synon të zbatojë në këtë sektor:

  • “Subvencione të posaçme dhe ndihmë direkte për bujqit shqiptarë, me përparësi për ata që sot mbeten jashtë çdo mbështetjeje shtetërore.”
  • “Krijimin e tregjeve komunale dhe kooperativave bujqësore, për të ulur shpenzimet, rritur prodhimin dhe siguruar shitjen direkte të prodhimeve vendore.”
  • “Investime serioze në infrastrukturën rurale, duke përfshirë sisteme moderne të ujitjes, rrugë të asfaltuara fshatare dhe ndriçim publik në zonat rurale.”
  • “Zhvillimin e bujqësisë ekologjike dhe agroturizmit si motorë të rinj të ekonomisë rurale dhe si mënyrë për të promovuar trashëgiminë natyrore e kulturore shqiptare.”
  • “Krijimin e qendrave të këshillimit bujqësor dhe veterinar, me ekspertë të terrenit, shërbime teknike dhe vizita të rregullta për shëndetin e bagëtive.”
  • “Mbrojtjen e tokave bujqësore nga betonizimi dhe nga çdo shfrytëzim i pakontrolluar, duke e trajtuar tokën pjellore si pasuri të përbashkët kombëtare që duhet ruajtur me ligj.”

Mesazhi politik

Taravari e përmbylli deklaratën duke nënvizuar rëndësinë e bujqit shqiptar në identitetin dhe të ardhmen e vendit.

“Ne besojmë se bujku shqiptar është kujdestari i tokës, ushqimit dhe traditës sonë. Forcimi i tij është forcimi i gjithë kombit. Çdo investim në bujqësi është investim në të ardhmen tonë të përbashkët,” u shpreh ai. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 13:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?