Snopçe: Qeveria nuk pranoi kompromisin tonë, nuk e mbështesim ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 14:32

Snopçe: Qeveria nuk pranoi kompromisin tonë, nuk e mbështesim ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku në rend dite ishin ndryshimet në Ligjin për Kodin Zgjedhor, të cilat kërkojnë shumicë të Badinterit.

Snopçe ka deklaruar se opozita, megjithëse nuk ishte e konsultuar siç ka qenë praktikë historike për ligje që prekin Kodin Zgjedhor, i ka ofruar kompromis qeverisë.

“Ne ishim të gatshëm ta përkrahim ligjin me kusht që qeveria ta shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, një vendim që në fakt duhej të pasohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese,” ka shkruar Snopçe.

Sipas tij, pasi pushteti nuk tregoi gatishmëri për të pranuar këtë kompromis, opozita vendosi të mos e mbështesë ligjin. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 14:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?