Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar për herë të parë pas zhurmës mediatike që shpërtheu pas një incidenti të përfolur në një dasmë ku ai ishte i ftuar për të performuar. Gjatë një interviste në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Kasapi mohoi kategorikisht lajmet për përleshje fizike, duke i cilësuar si shpifje të rënda.
“U bë një bujë e madhe, por nuk kishte asnjë rrahje. Ishte thjesht një debat i vogël për pagesën,” tha ai, duke sqaruar se vonesa e tij për shkak të trafikut shkaktoi pak tension me organizatorët. “Në fund më thanë se nuk do të më paguanin sepse nuk kisha kënduar mjaftueshëm, dhe aty u agravua pak situata,” shtoi Kasapi.
Ai theksoi se nuk pati asnjë kontakt fizik dhe se do të kërkojë përgjegjësi ligjore ndaj atyre që përhapën lajme të pavërteta. “Shpifësin e këtij lajmi do ta gjej,” u shpreh ai me vendosmëri.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Gusht, 2025 15:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.