BDI dhe VLEN përplasen sërish – Këtë herë për Kulturën Shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 11:43

BDI dhe VLEN përplasen sërish – Këtë herë për Kulturën Shqiptare

Sekretarijati për kulturë pranë Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi, duke sqaruar se 12 punësimet e famshme që ai përmend nuk janë rezultat i drejtorit, por punësime të kryera vite më parë, të cilave u është transformuar vendi i punës sipas ligjit dhe jo sipas dëshirës së ndonjë drejtorit.

“Katër punësimet që i përmend drejtori janë si ato të Spitalit të Tetovës, që nuk bëhen kurrë. Për ‘hapjen e dyerve për regjisorët’, mos fol me fraza boshe, por thuaj me emra kush ka ardhur dhe kush ka punuar realisht. Ne nuk kemi informata të tilla, por dimë se për tre muaj nuk ka pasur asnjë aktivitet dhe brenda institucionit ka shantazhe, atmosferë toksike dhe mobing,” thuhet në reagim.

Sekretarijati i BDI-së thekson gjithashtu se Teatri i Tetovës është institucion serioz dhe ka nevojë për udhëheqës serioz, jo për drejtues që e përdorin për estradë. “Në fund, do mbahesh mend si drejtori i kohës kur shqiptarët u devalvuan në çdo instancë nën një qeveri haptazi antishqiptare, ku ti nuk ishe tjetër veçse vegël e saj,” përfundon reagimi.

Nga ana tjetër, VLEN ka reaguar duke i kujtuar qytetarëve se ata që sot duan të japin “mësime” për kulturën, janë pikërisht ata që për 22 vite mashtruan shqiptarët me Bibliotekën dhe Teatrin e Tetovës.

“Ish-zyrtarë të BDI-së kanë manipuluar dokumente dhe procedura për marrëveshje publike, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe përfituar mbi 13 milionë euro nga ndërtimi i këtyre institucioneve, një tradhti e rëndë ndaj interesit kombëtar. Ndërkohë, me ardhjen e VLEN-it në qeverisje, për herë të parë në dekada, kultura shqiptare po njeh arritje të prekshme: u zgjidh problemi i shumëvjeçar i punësimit të anëtarëve të Ansamblit Shqiptar, të lënë në harresë nga BDI; për herë të parë një shqiptar udhëheq Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut; u themelua Teatri i Gostivarit, duke hapur dyert për artistët shqiptarë; janë marrë qindra vendime të përhershme pune në çdo institucion kulturor, duke garantuar siguri dhe dinjitet për punonjësit dhe artistët,” thuhet në reagimin e VLEN-it.

VLEN nënvizon se kultura nuk është propagandë, as fasadë për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet, por identitet, dinjitet dhe trashëgimi, dhe premton se do të vazhdojë të mbrojë interesin kombëtar në kulturë, duke i kthyer shqiptarëve atë që u është mohuar për dy dekada. “Mashtrimet e BDI-së kanë marrë fund, ka nisur epoka e kulturës së vërtetë shqiptare,” përfundon reagimi.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 11:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?