Platforma Kombëtare – Taravari bën thirrje për bashkim politik dhe qytetar

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 17:41

Platforma Kombëtare – Taravari bën thirrje për bashkim politik dhe qytetar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke prezantuar pikën e fundit të Platformës Kombëtare, u bëri thirrje partive politike dhe qytetarëve shqiptarë që të bashkohen rreth kësaj nisme.

“Ftojmë të gjitha partitë politike dhe qytetarët shqiptarë të bashkohen në përkrahje të saj, për të ndërtuar një të ardhme të fortë, të drejtë dhe të qëndrueshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,” deklaroi Taravari.

Ai theksoi se platforma synon decentralizim të vërtetë, një administratë të pastër dhe forcim të sigurisë publike, si elemente kyçe për barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Zhvillimi i qëndrueshëm nis nga fuqizimi i komunave tona, nga një administratë meritore dhe nga siguria e qytetarëve tanë,” shtoi lideri i ASH-së.

Me këtë, Taravari përmbylli prezantimin e Platformës Kombëtare të Aleancës për Shqiptarët, duke e vendosur theksin te uniteti politik dhe qytetar për arritjen e synimeve kombëtare. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 17:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?