ASH: VLEN dështoi me Kushtetutën e re – Bllokadë në rrugën drejt BE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 08:08

ASH: VLEN dështoi me Kushtetutën e re – Bllokadë në rrugën drejt BE-së

Subjektet politike të koalicionit VLEN, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, u zotuan se do të respektojnë ligjin dhe kushtetutshmërinë në Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shpallën se kushtetuta aktuale është e mangët, e kufizuar dhe nuk i pasqyron realitetet politike, sociale e etnike të vendit.

“VLEN premtoi se brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes do të nisin ndryshimet kushtetuese, për të ndërtuar një dokument të ri, më demokratik dhe modern, që do ta ridefinonte vendin si shtet të barabartë të dy bashkësive shumicë, me të drejta të garantuara për të gjitha komunitetet tjera, sipas praktikave më të mira të Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Sipas ASH-së, ky ishte premtimi madhor me të cilin VLEN e justifikoi pjesëmarrjen në qeveri, duke e paraqitur atë si hapin vendimtar për integrimin e vendit në BE.

“Pas gati një vit e gjysmë qeverisje, çfarë ndodhi? Asgjë. Ndryshimet kushtetuese nuk ndodhën. Deri më sot, procesi ka mbetur vetëm fjalë, ndërsa rruga e vendit drejt BE-së është bllokuar edhe më shumë”, akuzon Aleanca për Shqiptarët.

ASH thekson se koha ka dëshmuar drejtësinë e vendimit të saj për t’u larguar nga koalicioni qeveritar.
“Çdo ditë po dëshmohet se Aleanca për Shqiptarët kishte të drejtë kur mori vendimin për të braktisur këtë qeveri, e cila u tregua antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane”, përfundon reagimi. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 08:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?