Snopçe ironizon LD-në e Izet Mexhitit për ‘pastrimin’ nga e kaluara politike

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 12:15

Snopçe ironizon LD-në e Izet Mexhitit për ‘pastrimin’ nga e kaluara politike

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësuesve të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit lidhur me formimin e një blloku opozitar. Snopçe ka vënë në pikëpyetje moralin politik të ish-funksionarëve të BDI-së, të cilët, sipas tij, sot sillen sikur nuk kanë qenë kurrë pjesë e strukturave që kanë prodhuar korrupsion dhe keqqeverisje.

“Kur i shoh reagimet e njerëzve nga LD-ja e Izetit në lidhje me koalicionin opozitar, në mënyrë të pashmangshme lind një pyetje për të cilën duhet kërkuar ndihmë nga vet ata: Te cili hoxhë kanë bërë ekzorcizmin që aq mirë qenkan pastruar nga ‘djalli’ – pra, nga korrupsioni, zhvatja, nepotizmi dhe uzurpimi i institucioneve – që sot vet ata e quajnë BDI?”, shkruan Snopçe.

Ai shton se përfaqësuesit e kësaj partie flasin sikur janë shfaqur në skenën politike vetëm ditën që kanë dalë nga BDI-ja, duke mohuar përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet e së kaluarës.

“Sot ata flasin sikur të kenë ardhur në këtë botë atë ditë kur kanë dalë nga BDI-ja. Sipas tyre, gjithçka që është bërë keq në kohën e BDI-së e kanë bërë të tjerët. Ata na paskan qenë të pastër. Secili do e kishte lakmi këtë ‘katarsis’ që paska ndodhur me këtë parti,” përfundon shkrimin e tij në rrjetet sociale deputeti i ASh-së. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 12:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?