Skandaloze: VLEN përdor emrin e vjetër “Maqedonia”, njësoj si Mickoski

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 08:41

Skandaloze: VLEN përdor emrin e vjetër “Maqedonia”, njësoj si Mickoski

VLEN përdor emrin e vjetër të shtetit – njësoj si Mickoski. Në një reagim ndaj BDI-së, VLEN gjatë gjithë kohës ka përdorur emrin e vjetër të shtetit – Maqedoninë, duke ashashkaluar emrin kushtetues Maqedonia e Veriut.

BDI prej kohësh nuk është më parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Nën drejtimin e saj, vendi u përmbyt nga kapitali i dyshimtë serb dhe malazez, duke i hapur rrugën ndikimit të rrezikshëm ekonomik dhe politik nga Beogradi.

Në korrik të vitit 2021, pikërisht kur Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa resorët kyç ekonomikë, si ekonomia dhe financat, ishin në duart e njerëzve të afërt të Ali Ahmetit, BDI i dha dritën jeshile kompanisë serbe MTEL për të hyrë në tregun tonë. Pa miratimin e tyre, kjo kompani nuk do të kishte marrë asnjë licencë.

Po e njëjta qeveri, nën ndikimin e BDI-së, lejoi hyrjen e krimit të organizuar serb dhe malazez në industrinë e kazinove në Maqedoni. Nga tre licenca të dhëna, dy i përfunduan në duart e kompanive të dyshimta nga Serbia dhe Mali i Zi. Sot, kur BDI hipokritisht flet për rrezikun e kapitalit serb, qytetarët duhet të kujtojnë se ishin vetë ata që i hapën dyert dhe e futën këtë kapital të errët në vend.

Janë të dokumentuara të paktën 11 takime të Bujar Osmanit me zyrtarë serbë, ndërkohë që nuk ka asnjë takim me përfaqësues nga Kosova. Si kryesues i OSBE-së, politika e tij ishte në përputhje me interesat e Beogradit dhe në dëm të Prishtinës. Ky është një fakt i qartë se BDI nuk i përfaqëson interesat kombëtare shqiptare, por vepron si një vegël e diplomacisë serbe.

Në vitin 2025, BDI po tenton haptazi ta destabilizojë shtetin, duke ndjekur një politikë shantazhi dhe bllokadash. Kjo strategji i shërben vetëm Serbisë dhe rrezikon rëndë orientimin euroatlantik të Maqedonisë.

BDI është një parti që e ka shitur dinjitetin e shqiptarëve për interesa personale dhe klanore. Ata e sollën “botën serbe” në zemër të vendit, e futën MTEL-in, lejuan penetrimin e strukturave të nëntokës serbe në kazinotë vendore dhe, përmes Bujar Osmanit, punuan për Beogradin dhe kundër Kosovës.

Por qytetarët tashmë e kanë kuptuar të vërtetën. BDI nuk është më forcë unifikuese e zhvillimit, por një partner i politikës serbe që synon dobësimin dhe destabilizimin e Maqedonisë.

VLEN do të vazhdojë të qëndrojë qartë dhe me zë të lartë kundër kësaj agjende antishtetërore, duke mbrojtur pa kompromis vlerat euroatlantike dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 08:41
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë