BDI: VLEN premtoi bankë shqiptare, sollën bankën dhe “Botën Serbe”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 11:42

BDI: VLEN premtoi bankë shqiptare, sollën bankën dhe “Botën Serbe”

VLEN në programin zgjedhor të vitit 2024 premtoi themelimin e Bankës shqiptare me kapital dominues shqiptar, si garanci për fuqizimin ekonomik të shqiptarëve dhe zhvillimin e barabartë rajonal. Sot, në vend që të përmbushë këtë zotim, si shërbëtor i VMRO-së, VLEN ka hapur dyert për penetrimin e “Botës Serbe” në sektorin bankar të Maqedonisë së Veriut përmes “Alta Bank”.

Ky nuk është investim i zakonshëm financiar, por projekt i drejtpërdrejtë politik dhe ekonomik i Beogradit për të marrë nën kontroll institucionet strategjike të vendit. Banka nuk është thjesht një kompani private, ajo është mekanizëm për ndikim politik, për pastrim kapitalesh dhe për krijimin e varësisë ekonomike të vendit nga interesat e Serbisë.

Faktet janë të qarta:

• Parashikimi i Maja Kadievska Vojnoviq, ish-anëtare e VMRO-së, në krye të bankës, është rezultat i lobimit personal të Mickoskit te Vuçiq.

• Profesionalistët e sektorit financiar kanë paralajmëruar për rrezikun e reputacionit të vendit para BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare, qeveria dhe institucionet e sigurisë kanë heshtur.

• Presidentja dhe kabineti i saj po relativizojnë problemin, duke e paraqitur si investim “normal”, ndërkohë që të gjithë e dinë se është instrument politik i “Botës Serbe”.

Në vend që të garantojnë kapital shqiptar dhe zhvillim ekonomik të barabartë, VLEN dhe partnerët e saj po e dorëzojnë sektorin bankar, zemrën e ekonomisë, në duart e Beogradit.

Kjo nuk është çështje ekonomike, por çështje sigurie kombëtare. Banka serbe do të thotë ndikim serb mbi kreditë, bizneset dhe vendimmarrjen financiare në vend. Do të thotë kontroll i sektorëve strategjikë dhe dobësim i orientimit euroatlantik.

VLEN gënjen në çdo hap:

• Premtuan bankë shqiptare, sollën bankë serbe.

• Premtuan integrim europian, sollën “Botën Serbe” dhe ndikimin rus.

• Premtuan vendimmarrje të pavarur, sollën varësi nga Vuçiq dhe Beogradi.

BDI riafirmon se Maqedonia e Veriut nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që sektori bankar dhe institucionet strategjike të kapen nga interesat destabilizuese të Beogradit. Integriteti financiar dhe orientimi euroatlantik janë të panegociueshëm. Heshtja është bashkëfajësi.

Tetori po vjen dhe ai do të jetë referendum popullor për t’iu thënë “Jo” GËNJESHTRAVE, “Jo” varësisë nga Beogradi dhe “Po” për përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe me rezultate konkrete.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 11:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?