Flaka: Presioni ndaj gazetarëve është i papranueshëm – kërkojmë hetim dhe përgjegjësi

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:19 Përditësuar

Flaka: Presioni ndaj gazetarëve është i papranueshëm – kërkojmë hetim dhe përgjegjësi

Agjencia e Lajmeve Flaka reagon ashpër ndaj pohimeve të gazetarit të Tetova Sot, Nevrij Ademi, i cili ka denoncuar presion nga organet e rendit në Tetovë. Sipas tij, në polici ishte dhënë urdhër që t’i konfiskohen mjetet e punës, përfshirë telefonët personalë, pa një vendim nga organet kompetente të hetuesisë.

“Pohimet e gazetarit të Media Online Tetova Sot, z. Nevrij Ademi, për presion nga ana e organeve të rendit, janë të papranueshme. Pa një vendim të Prokurorisë, Policia nuk ka kompetenca të kërkojë konfiskimin e mjeteve të punës të gazetarëve,” thuhet në reagimin e Flaka-s.

Agjencia thekson se kjo tentativë për konfiskim është një akt i paprecedent që përbën formë presioni ndaj mediave dhe lirisë së fjalës.

“Ne dënojmë këtë tentativë si një lloj presioni ndaj medieve dhe fjalës së lirë. Kërkojmë që të kryhen hetime rreth rastit, të mbahet përgjegjësi ndaj personave jokompetent që japin urdhra të tillë joligjorë në SPB-Tetovë, dhe rasti të zbardhet plotësisht,” theksohet më tej.

Në reagim, Flaka rikujton edhe kritikat e fundit të Raportit të Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024.

“Është e papranueshme që institucionet shtetërore të vazhdojnë me këtë qasje, pa kaluar as një javë nga publikimi i raportit ku ndër vërejtjet kyçe ndaj Maqedonisë së Veriut ishte edhe liria e medias. Raporti theksonte dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, duke i paraqitur si problem serioz,” thuhet në reagim.

Agjencia Flaka fton Shoqatën e Gazetarëve – SHGM dhe institucionet e tjera që merren me median dhe lirinë e shprehjes të reagojnë ndaj këtij rasti dhe të kërkojnë ndaljen e menjëhershme të presioneve ndaj gazetarëve. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:19 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?