Faton Ahmeti: Fjala e lirë nuk shantazhohet, nuk kërcënohet dhe nuk shuhet!

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:33

Faton Ahmeti: Fjala e lirë nuk shantazhohet, nuk kërcënohet dhe nuk shuhet!

Faton Ahmeti nga BDI ka dalë në përkrahje të portalit “Tetova Sot”, pasi siç thotë, fjala e lirë nuk shantazhohet, nuk kërcënohet dhe nuk shuhet.

“Liria e medias është liria jonë!

Sot, kur mbi portalin “Tetova Sot” ushtrohet presion e tentim për ta heshtur, ne duhet të jemi të gjithë në një zë: Fjala e lirë nuk shantazhohet, nuk kërcënohet dhe nuk shuhet!

Tetova ka traditë të gjatë të rezistencës dhe guximit, dhe sot ky guxim shprehet përmes mbrojtjes së gazetarisë së pavarur.

Ne qëndrojmë përkrah gazetarëve dhe redaksisë së “Tetova Sot”, duke mbrojtur të drejtën e tyre për të informuar pa frikë dhe pa presion.

Sepse në fund, sulmi mbi një medium të lirë është sulm mbi të gjithë qytetarët”, shkruan Ahmeti.

Ndaj rastit të Tetova Sot ka reaguar dhe deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, njofton Top24

Ajo ka vlerësuar se beteja me mediat, është betejë e humbur.

“Ende diskutohet liria e mediave?! Nuk ka demokraci pa respektimin e fjalës së lirë. Dhe ne të gjithë duhet të jemi qytetarë të lirë e jo robër të propagandës. Përndryshe, çdo betejë e filluar me gazetarët dhe mediat është e humbur që në fillim.”, tha Ajdari. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?