Zeqiri: “Në vend të gazetarëve të arrestohet Bilall Kasami me Dajxhën Rakip”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:38

Zeqiri: “Në vend të gazetarëve të arrestohet Bilall Kasami me Dajxhën Rakip”

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës, Arben Zeqiri, ka reaguar pas thirrjes së gazetarit të “Tetova Sot”, Nevrij Ademi, në stacionin policor të Tetovës.

“Jo Nevri Ademin, policia duhet t’i arrestojë Bilall Kasamin dhe dejxhën, e t’u merren edhe telefonat”, tha Zeqiri.

Ai theksoi se rasti nuk ka të bëjë me të dhënat personale, por me interesin publik dhe konfliktin e hapur të interesit.

“Interesi publik është më i rëndësishëm se interesi personal e individual. Publikimi i fotografisë, emrit dhe mbiemrit nuk është cënim i të dhënave personale. Të dhëna personale janë numri amzë, llogaria bankare, kondet dhe passwordet”, deklaroi Zeqiri.

Sipas tij, shoqërimi i një kryetari komune nga një person privat, e sidomos familjar, është shkelje e protokollit dhe keqpërdorim i funksionit.

“Daja, vëllau apo shoku nuk guxojnë të shoqërojnë një kryetar komune në vizita zyrtare. Edhe nëse shpenzimet i mbulon vetë, kjo është edhe më keq, sepse funksionarët nuk guxojnë të pranojnë dhurata mbi 50 euro. Për më tepër, askush jashtë kabinetit nuk guxon të dijë se për çfarë bisedon kryetari i komunës gjatë vizitës”, theksoi ai.

Në përfundim, Zeqiri tha se në këtë rast nuk është cënuar privatësia e “dejxhës”, por është cënuar interesi publik.

“Bilall Kasami në udhëtim nuk ka qenë si nip i dikujt, por si kryetar komune. Keqpërdorimi i policisë për presion mbi një gazetar është mbulim i keqpërdorimit që ka bërë kryetari i Tetovës”, u shpreh Zeqiri. Flaka Media

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:38
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë