Fjala e lirë, reagime të shumta – Nga ambasadori Meidani deri te gazetarët dhe politikanët vendorë

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 23:23 Përditësuar

Fjala e lirë, reagime të shumta – Nga ambasadori Meidani deri te gazetarët dhe politikanët vendorë

Liria e medias po vihet në pikëpyetje pas thirrjes dy-orëshe në polici të gazetarit të portalit TetovaSot, Nevrij Ademi, ku sipas tij, është tentuar edhe konfiskimi i pajisjeve elektronike pa vendim prokurorie. Rasti ka nxitur reagime të shumta nga politikanë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, shkruan Flaka Media

Ambasadori Denion Meidani u shpreh: “Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar. Mbrojtja e fjalës së lirë është mbrojtje e vetë demokracisë dhe e dinjitetit qytetar.”

Nënkryetari i BDI-së , Bujar Osmani tha: “Dënoj çdo përpjekje për t’u penguar puna dhe pavarësia e mediave. Në vend se të ushtrojmë presion ndaj tyre, duhet t’i mbrojmë.”

Gazeta Koha reagoi duke theksuar: “Është i tmerrshëm guximi i policisë së Tetovës që vepron me urdhërat e dajallarëve të liderëve.”

Nga ana tjetër, kryeredaktori i TetovaSot, Urim Saliu, tha: “Gazetarët nuk janë armiq të shtetit, por sy dhe veshë të opinionit publik. Heshtja përballë këtyre rasteve do të thotë pranim i frikësimit.”

Blerant Ramadani deklaroi: “Çdo tentativë për presion ndaj mediave duhet trajtuar me seriozitet. Mbështetje për çdo zë që lufton për të vërtetën.”

Edhe funksionari i LD-së, Muhamet Ameti, u shpreh: “Mos i ngucni ata që e flasin të vërtetën, s’keni me ia dalë.”

Deputetja Rina Hajdai theksoi: “Ende diskutohet liria e mediave?! Nuk ka demokraci pa respektimin e fjalës së lirë.”

Gazetari Xhelal Neziri e quajti rastin “skandaloz keqpërdorimin e institucioneve për qëllime partiake dhe përdorimin e policisë për frikësim”.

60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

Deputeti Blerim Bexheti shprehet që kush mundohet të ndalë fjalën e lirë të mediumeve, po tregon diktaturën e mendjes dhe frikën nga transparenca. “Përkrahje deri në fund për të gjitha mediumet, ndërsa në këtë ditë jemi të gjithë me Tetovasot”, shkruan Bexheti.

Kryeredaktori i Flaka, Driton Zenku, shtoi: “Sot është Nevrij Ademi. Nesër mund të jetë kushdo prej nesh. Ky nuk është rast i izoluar, por një model presioni e kërcënimi.”

Edhe redaksia Flaka reagoi ashpër: “Pa një vendim të Prokurorisë, Policia nuk ka kompetenca të kërkojë konfiskimin e mjeteve të punës. Kërkojmë hetim dhe përgjegjësi ndaj personave jokompetent.”

Ndërkohë, analisti Medai Shaholli u shpreh: “Presionet dhe shantazhet për ta mbytur fjalën e lirë janë përpjekje qyqare të vasalit Kasami. Fjalën e lirë nuk e burgosni dot, ajo do të jetojë.”

Këshilltarja e Lëvizjes BESA, Besa Kadriu shprehet që çdo tentim për të frikësuar është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj informimit.

Për gazetaren Nora Kaliqi liria e shprehjes është e drejtë e garantuar me Konventën Ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ekzistojnë mekanizma të ndryshëm ligjorë, si dhe struktura profesionale e organizata esnafe gazetareske, që mund të përdoren për adresimin e shkeljeve etike dhe profesionale.

Edhe portali Top24 shpreh shqetësimin për ngjarjet e fundit mbi presionin dhe kërcënimin mbi fjalën e lirë nga ana e pushtetit. 

Ky rast ka rihapur debatin për respektimin e lirisë së shprehjes në vend, ndërkohë që Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit kritikonte Maqedoninë e Veriut pikërisht për kërcënime ndaj gazetarëve dhe presione ndaj mediave. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 23:23 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?