Aleanca për Shqiptarët: Nepotizmi në VLEN kap institucionet – qytetarët mbeten jashtë

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 08:21

Aleanca për Shqiptarët: Nepotizmi në VLEN kap institucionet – qytetarët mbeten jashtë

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për fenomenin e shndërruar në praktikë qeverisëse nga koalicioni VLEN – nepotizmin masiv dhe kapjen e institucioneve nga familjarët e funksionarëve të tyre politikë.

Në vend të një sistemi të bazuar në meritokraci, profesionalizëm dhe konkurrencë të ndershme, koalicioni VLEN ka instaluar një model ku institucionet publike funksionojnë si pronë private e klaneve familjare. Ky fenomen i përhapur i nepotizmit po minon besimin qytetar dhe po dëmton themelet e një administrate të drejtë.

Rastet janë të shumta dhe të dokumentuara:

  • Deputetja Merita Kollçi Koxhaxhiku ka punësuar djalin e saj në MNAV,
  • Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi ka punësuar nipin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes,
  • Yllka Nuredini ka punësuar motrën e saj 18-vjeçare në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka emëruar babain drejtor në Qendrën për Kulturë në Dibër,
  • Arben Fetait punëson kushëririn në Drejtorinë e Doganave,
  • Albrim Hoxha ka punësuar bashkëshorten e tij në Ministrinë e Shëndetësis,
  • Fatmir Limani ka punësuar vajzën, vëllanë dhe dhëndrin në pozita drejtuese, përfshirë edhe në ESM,
  • Zëvendësministrja Safije Sadiku ka punësuar bashkëshortin e saj Besnik Shahini në MEPSO,
  • Xhevat Selami, i përfshirë si i dyshuar në tragjedinë e Koçanit, është pasuar nga nipi i tij Muhamed Aliu, i emëruar drejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza,
  • Validin Ademi ka punësuar gruan e tij në sektorin e arsimit në Komunën e Tetovës,
  • Azir Aliu ka punësuar dhëndrin e tij Dritan Dauti në kabinetin e tij në Ministrinë e Shëndetësisë, 
  • Izet Mexhiti ka emëruar familjarë të shumtë:
    • Muhamed Elmazi (kushëri) – drejtor në NomaGaz
    • Selajdin Beluli (dhëndër) – drejtor në Agjencinë për Punësim
    • Burim Latifi (djali i tezes) – drejtor në MEPSO
  • Familja Ismaili ka marrë disa funksione kyçe:
    • Afërdita Ismaili – drejtoreshë në Gjinekologjinë e Çairit
    • Meral Ismaili – drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë së Punës në Çair
    • Erzen Elezi – drejtor në Spitalin e Tetovës
    • Merale Rexhepi – kryeshefe në Gjinekologjinë e Tetovës
    • Burri i Afërdita Ismailit – kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës. 

Të gjitha këto raste dëshmojnë se për VLEN-in, shteti nuk është pasuri e qytetarëve, por pronë private e familjeve të tyre politike.

60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

Ky është privatizim i shtetit. Ky është nepotizëm i pastër. Qytetarët e zakonshëm, profesionistët e ndershëm dhe të rinjtë me diploma mbeten pa shans, ndërsa institucionet kthehen në zyra të klaneve partiake e familjare. Institucionet tona po shndërrohen në struktura të dobëta, të mbushura me individë të emëruar jo për aftësi e profesionalizëm, por për lidhje familjare me pushtetarët. Kjo krijon demotivim tek profesionistët e ndershëm, të cilët përjashtohen nga çdo mundësi për karrierë meritore, dhe sjell humbje të thellë të besimit qytetar, pasi publiku sheh se shteti nuk u shërben të gjithëve, por vetëm të afërmve të privilegjuar të pushtetit.

Aleanca për Shqiptarët denoncon fuqishëm këtë model të qeverisjes dhe paralajmëron se nuk do të heshtet përballë kësaj padrejtësie. Ne do të mbrojmë qytetarët, meritokracinë dhe shtetin ligjor nga kapja e klaneve nepotike të VLEN-it, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 08:21

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?