Reagon Adnan Azizi: Tetova dhe VLEN ka dëshmuar se frymon me liri të plotë të fjalës

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 09:29

Reagon Adnan Azizi: Tetova dhe VLEN ka dëshmuar se frymon me liri të plotë të fjalës

Shefi i shtabit të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit në skenën mediatike, duke theksuar se VLEN dhe qytetarët e Tetovës kanë dëshmuar respekt të plotë për lirinë e fjalës dhe për mediat.

“Tetova dhe VLEN ka dëshmuar se frymon me liri të plotë të fjalës, demokracisë dhe respekt maksimal për mediat dhe lirinë e tyre”, deklaroi Azizi.

Megjithatë, ai theksoi se shpifjet dhe militantizmi politik nuk mund të paraqiten si shprehje e lirë.
“Por të lejosh të bëhet shpifja, mercenarizmi dhe militantizmi i BDI-së fjalë e lirë dhe funksionim mediatik, përveç se është qesharake dhe ironike, është nënçmim ndaj medias dhe krim ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë”, shtoi Azizi.

Por, jo më larg se në muajin qershor, gazetari Nevrij Ademi denonoi publikisht se është kërcënuar me jetë, duke theksuar se ndaj tij po zhvillohet një fushatë e organizuar nga qarqe politike të lidhura me pushtetin aktual në Maqedoninë e Veriut. Ai ka deklaruar se kërcënimet përfshijnë kurthe të ulëta morale, presion fizik dhe inskenime që prekin kufijtë e atentatit.

“Emrat i di. Veprimet po i dokumentoj,” thekson Ademi, duke shtuar se për rastin do të njoftojë zyrtarisht Ambasadën e SHBA-së, Ambasadën e Gjermanisë, përfaqësuesit e BE-së në Shkup, si dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Ai e konsideron këtë akt jo vetëm një sulm personal, por një kërcënim serioz ndaj lirisë së fjalës dhe një sinjal alarmues për mënyrën se si trajtohen zërat kritikë në vend. “Të më heshtni, duhet të më ndalni gjallë. Dhe kjo nuk do të ndodhë!” – përfundon ai me vendosmëri. Jo zyrtarisht, prapa këtyre kërcënimeve fshihen pikërisht zyrtarë të VLEN-it. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 09:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?