Vuçiq i vështirëson punët Mickoskit: “Faji në Koçan është njerëzor”

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 14:04

Vuçiq i vështirëson punët Mickoskit: “Faji në Koçan është njerëzor”

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me protesta masive dhe të dhunshme në gjithë vendin për shkak të tragjedisë në Novi Sad, kur u shemb çatia e stacionit hekurudhor ku humbën jetën 16 persona, tani po e shfrytëzon tragjedinë në Koçan për ta justifikuar qeverisjen e tij dhe, në njëfarë mënyre, e la “në baltë” kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski. Vuçiqi theksoi se në tragjedinë e Novi Sadit nuk ka faj të drejtpërdrejtë njerëzor dhe se kanë vdekur vetëm 16 persona, ndërsa në Maqedoni, në tragjedinë e Koçanit, kanë vdekur 62 persona dhe ka faj të drejtpërdrejtë njerëzor, megjithatë nuk ka protesta të tilla si në Serbi, shkruan gazeta KOHA.

“Është interesante që nuk e keni dëgjuar fjalën drejtësi në shumë vende, le të themi në një vend katër herë më të vogël se i yni, siç është Maqedonia e Veriut, ku katër herë më shumë njerëz humbën jetën në një vend ku kjo është faj i drejtpërdrejtë njerëzor, lehtësisht i vërtetueshëm. Pse e dëgjuam këtë në Serbi? E dëgjuam në Serbi sepse u përdor si armë dhe municion në luftën kundër një vendi të lirë, sovran dhe të pavarur”, theksoi Vuçiqi. Ai  vazhdoi me shpjegimin e tij për kërkimin e drejtësisë për 16 viktimat pas rrëzimit të çatisë së stacionit hekurudhor të rinovuar në Novi Sad, duke pohuar se gjithçka “filloi me ato histori romantike, nostalgjike për fëmijët tanë, nxënësit tanë, të rinjtë tanë, të ardhmen tonë”.

“Megjithëse ende nuk jemi plotësisht të sigurt se çfarë ndodhi saktësisht, e aq më pak jam i sigurt se e dinë ata që duan gjithçka ta reduktojnë në politikë dhe të ndjekin ata që deri më tani i kanë ndjekur për këtë çështje kompetence. Por, padyshim, drejtësia duhet të gjendet për ato 16 viktima, për të gjithë të plagosurit, për çdo lot të çdo prindi”, theksoi Vuçiç.

Përndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski dje vizitoi Koçanin, ku gjatë vizitës shkoi te varrezat e qytetit për të nderuar viktimat e tragjedisë në klubin e natës “Pulse”. Gjatë vizitës, ai u takua me disa nga prindërit që ishin në varreza dhe bisedoi me ta për problemet dhe sfidat me të cilat përballen pas këtij ngjarjeje tragjike.  Prindërit kërkuan nga ai drejtësi në procedurat dhe ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve për zjarrin, duke theksuar se presin që institucionet të veprojnë më në fund në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

Ata gjithashtu treguan për presionet dhe kërcënimet me të cilat përballen, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në funksionimin e përditshëm. Si shembull u përmend prania e shtuar e policisë gjatë “Marshit për engjëjt”, e cila, sipas tyre, krijoi ndjesinë e presionit dhe frikës së panevojshme. “Ky është një shtet i lirë, gjithçka që mendoni të thoni ose të postoni, keni mbështetjen time. Çdokush që dëshiron t’iu bashkohet dhe t’iu japë mbështetje, ka mbështetjen time, po e them publikisht, këtu ka kamera. Dhe askush nuk ka të drejtë t’iu kontrollojë apo t’iu legjitimojë, jashtë ligjit,” theksoi kryeministri Mickoski.

Hidhërimi dhe dhimbja e prindërve ishin të dukshme edhe gjatë bisedës me kryeministrin. Megjithatë, disa nga ata shprehën dyshime se institucionet do të veprojnë vërtet në mënyrë adekuate dhe se drejtësia do të realizohet. Vizita e Mickoskit erdhi pas më shumë se pesë muaj pas tragjedisë së zjarrit në “Pulse”, që la pas viktima dhe trauma të thella tek familjet dhe e gjithë komuniteti. (koha.mk)

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 14:04
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë