VLEN: BDI i krijon padrejtësitë, pastaj akuzon të tjerët

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 10:50

VLEN: BDI i krijon padrejtësitë, pastaj akuzon të tjerët

BDI bën sikur është e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Por e vërteta është e hidhur: pikërisht ata e krijuan padrejtësinë që sot e denoncojnë.

Ligji për regjistrimin, nga shkronja e parë deri te e fundit, është vepër e ministrave dhe deputetëve të BDI-së. Bujar Osmani, Artan Grubi, Fatmir Besimi dhe kolegët e tyre e përgatitën dhe e propozuan ligjin, ndërsa Arbër Ademi dhe grupi i tij parlamentar e votuan pa asnjë vërejtje. Ata i futën grafat që nuk ekzistojnë askund në botë, ata lejuan që bashkëqytetarët tanë nga diaspora të trajtohen si të huaj në shtetin e tyre.

Rezultati është i qartë dhe tragjik: numri i shqiptarëve nuk është gabim statistikor, por zvogëlim i qëllimshëm dhe sulm ndaj përfaqësimit të drejtë. Është padrejtësi historike, që do të mbahet mend si një nga tradhtitë më të mëdha ndaj kauzës shqiptare. Ndërkohë që maja e BDI-së merrej me blerje qendrash tregtare, tregti me rrymë e biznes nafte, shqiptarët përjetuan padrejtësi nga shteti.

VLEN është sot korrigjuesi i gabimeve të vetëdijshme të BDI-së. Sulmet e tyre të përditshme ndaj nesh janë dëshmia më e qartë se ata e dinë ku kanë gabuar dhe ku i kanë mëkatet. Ata me çdo kusht tentojnë ta nënçmojnë qytetarin shqiptar! Sa për informim: në vitin 2021, kur u bë regjistrimi, VLEN nuk ekzistonte fare, si mund të mbajë VLEN fajin e BDI-së?

Nuk ka amnisti për fajin politik. Nuk do të lejojmë që numrat dhe dinjiteti i shqiptarëve të falsifikohen. Nuk do të lejojmë që ata që krijuan problemin të shiten sot si shpëtimtarë.
VLEN do të jetë zëri që mbron çdo familje shqiptare, çdo shqiptar në diasporë dhe çdo të drejtë të shkelur.
Dhe për fund, ta kujtojmë qytetarit se kjo është vepra e BDI-së: Ashtu si me mërgatën shqiptare, të cilët i lanë jashtë numërimit, vepruan edhe me gjuhën shqipe: gjysmake, pa ligj, pa fuqi.

Ashtu si me regjistrimin, ku manipuluan me numrat, vepruan edhe me punësimet: mbi 10 vjet mbajtën njerëz me kontrata pa status të rregulluar. Dhe sot, me paturpësi, akuzojnë të tjerët për gabimet e tyre.

VLEN nuk do të lejojë më padrejtësi. Koha e mashtrimeve mbaroi, koha është e qytetarit shqiptar!

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 10:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?