VLEN: 200 vende të reja pune përmes investimeve të gjelbra

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 13:21

VLEN: 200 vende të reja pune përmes investimeve të gjelbra

Qeveria e VLEN-it vazhdon të dëshmojë se ndryshimi nuk është vetëm premtim, por realitet që po e jetojmë çdo ditë. Sot, përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit, shpallim një masë historike: Mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës përmes investimeve të gjelbra.

Ky nuk është vetëm një program i radhës. Ky është një hap i madh drejt një ekonomie moderne, të qëndrueshme dhe të drejtë, një ekonomi që krijon vende pune cilësore për qytetarët tanë dhe njëkohësisht kujdeset për mjedisin jetësor.
Me këtë masë do të përfshihen 200 qytetarë të papunë, të cilët do të gjejnë punë në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, pra pikërisht aty ku rritet gjenerata e re e ekonomisë sonë.

Mbështetja financiare do të jetë grant i pakthyeshëm, nga 250,000 deri në 750,000 denarë, varësisht nga numri i vendeve të reja të punës: 250,000 denarë për një vend pune, 500,000 denarë për dy vende pune, 750,000 denarë për tre vende pune.
Kjo është mbështetje konkrete, e cila do t’u mundësojë kompanive të blejnë pajisje dhe makineri të reja, softuerë e licenca, teknologji të energjisë së rinovueshme dhe materiale për efikasitet energjetik. Pra, nuk krijojmë vetëm vende pune, krijojmë vende pune të gjelbra, të së ardhmes.

Në këtë thirrje publike ftohen të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që plotësojnë kushtet ligjore, me prioritet për sektorët strategjikë: industrinë prodhuese, bujqësinë, pylltarinë dhe menaxhimin e ujërave, furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbeturinave, ndërtimin dhe transportin.
Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 1 shtator. Punëdhënësit e interesuar mund të paraqiten çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 14:00 në Qendrat e Punësimit në të gjithë vendin, ndërsa të gjitha informatat janë të qasshme në faqen zyrtare të Agjencisë së Punësimit.

Të nderuar qytetarë,

Ky është një hap që tregon se qeverisja e VLEN nuk matet me slogane, por me rezultate. Nuk e shohim qytetarin si shifër në statistika, por si qendër të politikës sonë. Ne investojmë në punësim, në zhvillim, në ekonomi të gjelbër dhe në një të ardhme të sigurt për të gjithë.
Ky është ndryshimi që kemi premtuar. Ky është VLEN, një qeveri që punon me zemër dhe me vizion!

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 13:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?