Ademi dhe Bexheti: Mickoski nuk e cakton përfaqësimin e shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 23:54

Ademi dhe Bexheti: Mickoski nuk e cakton përfaqësimin e shqiptarëve

Zyrtarët e BDI-së, Arbër Ademi dhe Blerim Bexheti, kanë reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se “tetori do të sjellë përgjigjen e parë”.

“Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura. E para: nuk është ai që cakton kush i përfaqëson shqiptarët as me ‘pushtetin’ e tij, e as me ndihmën e vazalëve që i shërbejnë. E dyta: Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Për Mickoskin, kjo marrëveshje do të mbetet gjithmonë një ‘kafshatë që nuk kapërdihet’. Tetori është afër dhe ai do ta kuptojë këtë më shumë se kurrë,” kanë theksuar Ademi e Bexheti.

Sipas tyre, Mickoski ka zgjedhur partnerin qeverisës ende pa përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe pa u shprehur shqiptarët.
“Kryeministri Mickoski e zgjodhi vetë partnerin qeverisës ende pa përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe ende pa e thënë qytetarët fjalën e tyre, posaçërisht shqiptarët! Sot partnerin VLEN e qorton herë pas here publikisht, vetëm për t’i disiplinuar sa herë që harrojnë kush është ai që ‘kollet’ në qeveri,” shtuan ata.

Duke ironizuar me prioritetet e VLEN-it, ata nënvizuan:
“Atij i ka dalë mirë për vete, ndërsa këta të shkretët vrapojnë pas bekatonkave e kanalizimeve, duke hedhur gurë e dru për të arsyetuar dhe relativizuar çdo politikë e vendim që i dëmton pikërisht ata të cilët pretendojnë se i përfaqësojnë.”

Në fund, Ademi dhe Bexheti theksuan se tendenca e kësaj qeverie është e qartë:
“Asimilimi i përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe revizionizmi i statusit politik e juridik të shqiptarëve që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Por pa merak, kryeministër, në tetor do ta keni përgjigjen e parë. Pastaj shohim e bëjmë…”, përfunduan zyrtarët e BDI-së. Flaka Media

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 23:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?