Taravari: Aleanca për Shqiptarët – faktori përcaktues i zgjedhjeve

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2025 08:57 Përditësuar

Taravari: Aleanca për Shqiptarët – faktori përcaktues i zgjedhjeve

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për Tv Arbëria i u shpreh i bindur se Aleanca për Shqiptarët mbetet faktor vendimtar në përcaktimin e fituesve në skenën politike. Sipas tij, rezultatet zgjedhore të bllokut shqiptar do të ishin shumë më të dobëta pa Aleancën.

“Mos të ishte Aleanca për Shqiptarët, VLEN do të kishte maksimum shtatë deputetë. Me Aleancën bashkë, arritën katërmbëdhjetë. Sot jam i sigurt se aty ku shkon Aleanca, aty është edhe fitorja. Praktikisht, Aleanca përcakton kush fiton zgjedhjet.”, tha mes të tjerash lideri i ASH-së, Arben Taravari, transmeton Flaka Media

Disbalanca politike – Taravari: Nga 30 deputetë shqiptarë në Kuvend, vetëm 11 janë pjesë e pushtetit

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për Tv Arbëria deklaroi që shpërndarja aktuale e pushtetit mes deputetëve shqiptarë dhe maqedonas bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ai theksoi se shumica shqiptare në opozitë përfaqëson një padrejtësi të dukshme politike.

“Nga 30 deputetë shqiptarë në Kuvend, vetëm 11 janë pjesë e pushtetit, ndërsa 19 janë në opozitë. Kjo bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe me parimin e fair play politik, ku edhe shumica e deputetëve shqiptarë, edhe shumica e deputetëve maqedonas duhet të jenë në pushtet.”, tha mes të tjerash Taravari.

Dorëheqja e Aleancës nga Qeveria – Taravari: Precedent i ri politik pas 35 vitesh

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për Tv Arbëria kujtoi vendimin për dorëheqje nga Qeveria si një hap të guximshëm që krijoi precedent të ri në historinë politike të vendit. Sipas tij, ky akt tregoi një përgjegjësi të re politike që deri më tani nuk kishte ndodhur, transmeton Flaka Media

“S’ka ndodhur në Maqedoni për 35 vite që një parti politike apo një ministër të dorëhiqet vetë. Largimi ynë nga Qeveria solli një gjendje të jashtëzakonshme që zgjati një ose dy muaj dhe nxori në pah disbalancën mes përfaqësimit shqiptar dhe maqedonas në pushtet.”, nënvizoi Taravari.

Taravari: Mickoski përdoruri me zgjuarsi fragmentimin e koalicionit VLEN për të krijuar avantazh politik

Gjatë intervistës për Tv Arbëria, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u shpreh se kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka përdorur me zgjuarsi fragmentimin e koalicionit VLEN për të krijuar avantazh politik. Ai tha se qasja e Mickoskit ishte e bazuar në raportet individuale me liderët shqiptarë, duke dobësuar kështu pozicionin e përbashkët.

“Mickoski është super inteligjent dhe e pa se ne ishim si një orkestër e desinkronizuar. Ai e shfrytëzoi atë rast duke komunikuar veçmas me secilin lider dhe duke mbajtur raporte miqësore. Kjo e dobësoi fuqinë e bllokut shqiptar në tërësi.”, deklaroi Taravari, transmeton Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2025 08:57 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?