Tetovë – BDI kundër prishjes së Shkollës Tekstile: “Arsimi nuk është fushë për eksperimente”

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 13:52

Tetovë – BDI kundër prishjes së Shkollës Tekstile: “Arsimi nuk është fushë për eksperimente”

Dega e BDI-së në Tetovë ka reaguar sot ndaj vendimit për prishjen e ndërtesës së Shkollës së Mesme Teknike (“Shkolla Tekstile”), duke e cilësuar si një nga “eksperimentet më të rrezikshme” që po kryhen mbi arsimin në qytet.

Sipas BDI-së, që nga ardhja e Bilall Kasamit në krye të komunës, kjo shkollë ka degraduar si në infrastrukturë ashtu edhe në cilësi, duke humbur interesin e nxënësve dhe duke pësuar rënie të vazhdueshme. “Sot, në vend se të gjendet zgjidhje për zhvillim dhe përmirësim, kemi vendimin absurd për shkatërrimin e godinës, duke futur prindërit dhe nxënësit në pasiguri totale”, theksojnë nga dega lokale.

Ata kritikon vendimin për zhvendosjen e nxënësve në hapësirat e shkollës fillore “Besa”, duke e konsideruar këtë “të papranueshme dhe kundër çdo standardi pedagogjik”. BDI akuzon qeverisjen lokale për mungesë transparence, planifikimi dhe përgjegjësie, duke përmendur si shembull edhe projektin e tribunës së stadiumit, që sipas tyre “u mbajt vetëm në letër”.

“Projektet e komunës me 3D deri më sot e dijmë se si kanë përfunduar. Të gjitha kanë ngelur vetëm në letër. Arsimi nuk është fushë për eksperimente. Arsimi është garanci për të ardhmen e qytetit”, theksojnë nga BDI.

Dega e BDI-së apelon tek qytetarët, prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit që të kërkojnë ndryshim, duke theksuar se nga tetori Tetova do të ketë një kryetar që “e kupton vlerën e arsimit, Bajram Rexhepin, i cili do ta kthejë arsimin profesional në prioritet dhe do t’u japë fund lojërave me të ardhmen e fëmijëve tanë”. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 13:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?