VLEN: Nis mbyllja e deponisë në Nikushtak

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 14:01

VLEN: Nis mbyllja e deponisë në Nikushtak

VLEN ka njoftuar sot nisjen e një “aksioni historik” për mbylljen dhe sanimin e deponisë në Nikushtak të Likovës, të cilën e cilëson si një nga pikat më të rrezikshme mjedisore në vend, që për dekada helmoi ajrin, tokën dhe ujin e mijëra qytetarëve.

“Kjo deponi, e identifikuar në Planin Kombëtar si një nga pikat më kritike për shëndetin publik dhe mjedisin, për 24 vite u la në harresë nga BDI-ja. Premtime pafund, zero zgjidhje! Banorët e Likovës, Nikushtakut, Haraçinës, Grushinës e Orllancës përjetuan vetëm tym, helm dhe rrezik për jetën”, thuhet në reagimin e VLEN.

Sipas tyre, ndryshimi ka ardhur me qeverinë e re: “Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve, përmes Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka siguruar 5 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2025, si dhe pajisjet mekanike të nevojshme për ta mbyllur përgjithmonë këtë deponi të egër. Projekti tashmë ka elaboratin gjeodetik të përgatitur, ndërsa punimet kanë filluar konkretisht.”

VLEN thekson se ky është dëshmi e qartë se ndryshimi nuk është fjalë, por vepër: “Në vetëm një vit, kemi bërë atë që BDI nuk e bëri në dy dekada. Me këtë aksion, ne po e kthejmë dinjitetin e banorëve të Likovës dhe gjithë rajonit. Po i japim fund një makthi shumëvjeçar dhe po dëshmojmë se ndryshimi është real, i prekshëm dhe i pakthyeshëm.”

Në përmbyllje, VLEN e paraqet këtë si fitore të dyfishtë: “VLEN është garanca se kjo nuk është vetëm një fitore për mjedisin, por edhe për shëndetin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë. VLEN për një Likovë pa mbeturina, për një mjedis të pastër, për një jetë me dinjitet!” Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 14:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?