VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari simbol i tradhtisë politike

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 10:29

VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari simbol i tradhtisë politike

Lëvizja VLEN ka sulmuar sot ashpër Arben Taravarit, duke e quajtur “turpin më të madh politik të shqiptarëve në Maqedoni”.

“Nga njeriu që dikur fliste për ‘ndryshim’, ai u shndërrua në shërbëtor të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, duke u kthyer në patericë të BDI-së ‘non grata’, partisë më të korruptuar dhe më të urryer nga shqiptarët,” – thekson VLEN.

Sipas kësaj lëvizjeje, Taravari nuk veproi për parime apo interes të qytetarëve, por për përfitime personale, duke përmendur investimin “Gjoka” dhe marrëveshjet e tij të errëta si dëshmi të këtij sjelljeje.

“Sot, Taravari është bashkëpunëtor i ngushtë i BDI-së së kriminalizuar, që për dy dekada e ka mbajtur peng zhvillimin e shqiptarëve,” – shton VLEN.

VLEN nënvizon se shqiptarët nuk kanë harruar kush ka sjellë varfërinë, padrejtësinë dhe izolimin, dhe akuzon Taravarit se ka shitur kauzat e shqiptarëve për interesa personale.

“Ne nuk do të lejojmë që lojërat e tij të shpëtojnë BDI-në nga rrënimi politik. Shqiptarët kanë zgjedhur ndryshimin dhe ky ndryshim është i pandalshëm,” – thekson VLEN.

Lëvizja e prezanton veten si forcë e ndryshimit dhe si mbrojtëse e një politike të pastër:

“VLEN u themelua për ta shkulur nga rrënjët këtë mentalitet të vjetër, të kalbur e të shitur. Shqiptarët e kanë ndarë mendjen: nuk do të kthehen më prapa tek Taravarët që shiten për tendera, as tek Ahmetët që sunduan përmes frikës dhe korrupsionit. Arben Taravari është simbol i tradhtisë politike dhe vazal i BDI-së ‘non grata’. Shqiptarët nuk do ta falin kurrë këtë shkelje mbi besimin e tyre,” – përfundon VLEN.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 10:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?