Shefi i parit në Aleancës për Shqiptarët, Jeton Xhemaili, ka reaguar ndaj fushatës së fundit të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, duke i akuzuar për një sulm të sinkronizuar ndaj opozitës shqiptare.
“Vasalët edhe nuk e fshehin më, ua nguce Mickovskin hidhen direkt në sulm, në sinkronizim duke i dalë në ‘ndihmë’!” – deklaron Xhemaili.
Akuzat e tij lidhen me ngjashmërinë e kumtesave që dalin nga shtabet e VLEN-DPMNE dhe VLEN. Sipas Xhemailit, shumë nga komunikatat e VLEN-it përkthehen nga gjuha maqedonase, ashtu siç ua dikton VMRO-DPMNE, duke krijuar përshtypjen e një strategjie të përbashkët kundër kandidatëve shqiptarë.
“Ilija ua shkruajti kumtesën? ose… преведи го на албански,” – ironizon Xhemaili, duke nxjerrë në pah sinkronizimin e veprimeve të dy partive.
Ky reagim vjen pas një periudhe tensioni politik ku partitë proqeveritare janë akuzuar për përdorim të koordinuar të mediave dhe komunikatave për të minuar kandidatë të opozitës shqiptare. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
28 Gusht, 2025 10:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.