Mentor Nazarko: Maqedonia e Veriut ende pa një narrativë historike gjithëpërfshirëse

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 09:05

Mentor Nazarko: Maqedonia e Veriut ende pa një narrativë historike gjithëpërfshirëse

Analisti dhe gazetari i njohur shqiptar, Mentor Nazarko, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, ka theksuar se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me sfida serioze në ndërtimin e një narrative historike të konsoliduar dhe gjithëpërfshirëse, përcjell Flaka Media

Sipas tij, këto vështirësi lidhen si me presionet e brendshme për ndërtimin e identitetit kombëtar, ashtu edhe me ndikimet e vazhdueshme nga fqinjët. Nazarko kujtoi se që nga periudha e Mbretërisë Jugosllave, përmes Jugosllavisë së Titos dhe deri në shpalljen e pavarësisë, lidershipi maqedonas shpesh ka prodhuar narrativa kontradiktore dhe konfuze.

“Frika se shtëpia e pavarur mund të ndahej me shqiptarët, ka nxitur një qasje etnocentrike në shkrimin e historisë, duke përjashtuar apo relativizuar rolin e shqiptarëve”, u shpreh Nazarko.

Ai shtoi se vetëm kohët e fundit ka një pranim më të gjerë të kontributit të çetave shqiptare në luftën kundër Perandorisë Osmane, përkrah atyre maqedonase. Megjithatë, sipas tij, ende mbetet e pazgjidhur çështja e mosnjohjes zyrtare të origjinës shqiptare të banorëve të Rekës së Epërme, pavarësisht gjallërisë gjuhësore dhe folklorike që dëshmon identitetin e tyre.

“Shqiptarët ortodoksë mund të jenë dhe duhet të jenë një urë e re miqësie dhe pajtimi midis maqedonasve dhe shqiptarëve”, theksoi Nazarko.

Analisti paralajmëroi gjithashtu për zbehjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, duke përmendur përdorimin korrekt të gjuhës shqipe dhe respektimin e parimit të Badenterit si elementë kyç për stabilitetin e vendit.

Në përfundim, Nazarko nënvizoi edhe dimensionin rajonal të marrëdhënieve:

“Shqiptarët kanë çdo arsye historike dhe aktuale për të ndërtuar fqinjësi të mirë me maqedonasit – diçka që përkrahet fuqimisht edhe nga partnerët tanë perëndimorë. Adriatiku, përmes Korridorit Tetë, mund të jetë deti ynë i përbashkët”, tha ai. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 09:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?