VLEN akuzon BDI-në për shpifje ndaj Arben Fetait: “Karvani ynë ecën përpara i pandalshëm”

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 09:37

VLEN akuzon BDI-në për shpifje ndaj Arben Fetait: “Karvani ynë ecën përpara i pandalshëm”

VLEN ka reaguar ashpër ndaj, siç i quan, “sulmeve të orkestruara” të BDI-së dhe aleatëve të saj kundër zëvendëskryeministrit Arben Fetai.

“Makineria propagandistike e BDI-së dhe e patericave të saj ka nisur një fushatë të ulët shpifjesh dhe gënjeshtrash ndaj zëvendëskryeministrit Arben Fetai. Duke u fshehur pas profileve të rreme dhe duke përdorur metoda të pista, ata përpiqen ta njollosin personalitetin e tij dhe ta pengojnë procesin e ndryshimit që tashmë është bërë i pandalshëm,” thuhet në reagim.

Sipas VLEN-it, këto sulme vijnë nga frika e humbjes së pushtetit dhe ekspozimit të lidhjeve korruptive.
“Ata janë të frikësuar nga transparenca, nga duart e pastra dhe nga vendosmëria jonë për të çrrënjosur keqpërdorimet, korrupsionin dhe lidhjet mafioze që e kanë mbajtur peng shtetin për dy dekada,” thekson partia.

Në kumtesë, VLEN thekson dallimin me BDI-në:
“Asnjë qindarkë publike nuk është keqpërdorur nga përfaqësuesit tanë. Pasuria dhe integriteti i tyre janë libër i hapur, çdo cent i fituar ndershmërisht. Vendimmarrja jonë është e lirë, e pa-ndikuar dhe e pa-shantazhuar, sepse varësia jonë e vetme është ndaj popullit dhe kombit tonë, jo ndaj oligarkëve dhe bosëve të drogës.”

Reagimi përfundon me mesazhin se fushatat e shpifjeve nuk do të ndalojnë misionin e tyre politik:
“Le të shpifin me profile të rreme, le të lehin mercenarët e tyre digjitalë, karvani i VLEN-it ecën përpara i pandalshëm, duke ndërtuar një të ardhme ku shqiptarët fuqizohen, jo shfrytëzohen, një të ardhme pa BDI-në, pa paterica dhe pa pengje të Gjokës.”

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 09:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?