BDI për VLEN: Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, sollën Dodikun dhe donacione serbe

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 10:22 Përditësuar

BDI për VLEN: Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, sollën Dodikun dhe donacione serbe

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) akuzon VLEN-in për mashtrime të vazhdueshme ndaj qytetarëve shqiptarë dhe gjithë Maqedonisë së Veriut, përcjell Flaka Media

“Çdo premtim i dhënë nga VLEN doli që është një mashtrim i madh. Çdo fjalë e thënë nga VLEN, doli që është një gënjeshtër e madhe”, thekson BDI në një komunikatë për media.

Partia shqiptare thekson se vetëm gjatë një viti, “injoranca, paaftësia, serviliteti, korrupsioni, vazaliteti, përulja, mashtrimet dhe gënjeshtrat e VLEN dolën në sipërfaqe”.

BDI sjell disa shembuj:

  • “Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero.”
  • “Premtuan 10.000€ për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero.”
  • “Premtuan Akademi të Shkencave Shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe.”
  • “Premtuan bankë shqiptare, e sollën bankën serbe.”
  • “Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, e sollën botën serbe.”
  • “Premtuan programe kombëtare, e sollën MTEL-in serb.”
  • “Marrëveshjen e Ohrit ia dhanë putinistit Ivan Stoilkoviq.”

“VLEN-i u konfirmua botërisht si një mashtrim i madh politik dhe turp kombëtar që po i kushton shqiptarëve shtrenjtë: nga të qenurit krenarë, ballëlartë dhe në krye të shtetit, në të nënçmuar, të përbuzur dhe të përja shtuar”, vijon komunikata.

BDI bën thirrje për reagim qytetar në zgjedhjet e 19 tetorit:

“Më 19 tetor, qytetarët do ta japin përgjigjën e duhur për këto nënçmime, keqpërdorime, ofendime e përbuzje të papara ndonjëherë. Asnjëherë më nuk do të VLEN nënshtrimi, tradhëtia e votës dhe puthadorësia. Tetori është referendum popullor për dinjitet kombëtar!” Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 10:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?