Në mjekim spitalor mbeten edhe tre nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Puls”

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 18:27

Në mjekim spitalor mbeten edhe tre nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Puls”

Edhe dy të rinj të tjerë prej të lënduarve nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa në mjekim spitalor mbeten edhe tre. Dy në Maqedoni dhe një në Stamboll. Gjenda e tyre është kritike, por jo kërcënuese për jetën. Në mënyrë shtesë, gjashtë pacientë shkojnë për mjekim në Pigorov në Sofje dhe në Shkup. Këto ditë, disa persona janë liruar nga Klinika e kirurgjisë plastike. Të dy pacientët kanë plagë të hapura, por ato po mjekohen në spitalin e Koçanit, informoi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski i cili sot ishte për vizitë në Spitalin e përgjithshëm në Koçan.

Ai theksoi se një kirurg plastik i nivelit të lartë nga Belgjika, ka bërë vlerësimin e të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për kirurgji rikonstruktive. Deri më tani është konfirmuar se 18 persona nga të lënduarit kanë nevojë për kirurgji plastike, por siç tha ai, “është ende shumë herët për ndërhyrje të tilla”.

“Më gëzon fakti që numri i të lënduarve është ulur në tre. Dy pacientë janë lëshuar në mjekim shtëpiak, një pacient është kthyer nga Stambolii dhe një nga Reparti i kirurgjisë plastike. Në kushte spitalore po mjekohet një pacient në Stamboll dhe dy pacientët e lënduar në vend. Ata janë në gjendje të rëndë, por jo kritike”, deklaroi Klekovski.

Drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm të Koçanit, Katerina Paniq-Mirçovska deklaroi se nga të lënduarit e mbetur dy pacientë janë duke u trajtuar vazhdimisht në Spitalin e përgjithshëm të Koçanit. Fondi për Sigurim Shëndetësor mbështet financiarisht edhe kontrollet për gjashtë pacientë të cilat po kryhen në spitalin Pigorov.

“Veçmë jemi në prag të gjashtëmujorit të ngjarjes tragjike dhe po i ndjekim të gjitha rekomandimet e specialistëve. Maskat e silikonit për fytyrë dhe qafë për të lënduarit janë përpunuar me printim 3D në Gjermani, pritet në periudhën e ardhshme të arrijnë tek personat e lënduar”, tha Paniq-Mirçovska.

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 18:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?