Bujar Osmani: BDI u reformua në momentin kur Izet Mexhiti u përjashtua nga partia!

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:07

Bujar Osmani: BDI u reformua në momentin kur Izet Mexhiti u përjashtua nga partia!

BDI është reformuar në momentin që Mexhiti ka dal prej BDI-së. Kështu është përgjigjur nënkryetari i BDI-së, njëherësh kandidat i AKI për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, në pyetjen e gazetarëve sot për kërkesën e Izet Mexhitit se partia e Ali Ahmetit duhet të reformohet dhe pastaj të synojë Qeverinë.

“BDI është reformuar në momentin që Mexhiti ka dal prej BDI-së. Për shkak se ne kemi pasur një proces të vetingut serioz. Kritikat më të mëdha që i kemi pasur nga ndërkombëtarët, nga njerëzit, se ekzistojnë disa persona në BDI, të cilët i japin njollë partisë. Shkëputja e këtij personi, kësaj ekipe në BDI është vetingu më i madh që është bërë në BDI. Mua më vjen mirë që njerëzit që i besuan, tash kanë nisur të kthehen në shtëpinë e tyre. Të kthehen te Ali Ahmeti. Sepse, ata nuk e ndërrojnë Ali Ahmetin për Bilall Kasamin e për disa të tjerë që t’i kenë liderë”, tha Osmani.

357
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Aktivistët, vijoi më tej ai, që iu bashkëngjitën në fillim, për shkak se menduan që me të vërtet ka një ndryshim- ishte një situatë e tillë, tash masovikisht janë bërë pjesë e AKI-së.

“Këtu po ndodh bashkimi më i madh historik pas 2001-shit. Nuk ka pasur bashkim të shqiptarëve si në këto zgjedhje. 90% e trupit votues shqiptar është pjesë e AKI-së. Kjo betejë është në mes shqiptarëve dhe shqiptarëve të Mickoskit”, u shpreh Osmani. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:07

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
357
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?